<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si e mbrojtën Kosovën 40 mijë burra

Pushtimi serb i Kosovës në vjeshtën e ftohtë të vitit 1912 bëri jehonë në shtypin evropian.

Gazetat e kohës, që përcillnin lajm pas lajmi nga rrjeti i korrespodentëve që siguronin informacione nga frontet e luftës, pikasën edhe rezistencën e shqiptarëve në Kosovë, shkruan Konica.al.

«Ushtria e tretë serbe ka përparuar në pllajën e Kosovës, ku është kundërshtuar nga 40 mijë vetë, kryesisht arnautë (shqiptarë), me dhjetë kompani të nizamëve dhe katër bateri të artilerisë», shkruan gazeta «Leader» në numrin e saj të 26 tetorit 1912.

Në artikull jepet njoftimi edhe për luftimet e hapërdara dhe humbjet e konsiderueshme nga pala serbe.

«Luftime të ashpra janë zhvilluar, duke filluar prej Rashkës në veri të Pazarit të ri, deri në Veligllavë. Humbjet e serbëve kanë qenë të rënda…», vijon artikulli.

Sipas artikullshkruesit, serbët më në fund ia kishin dalë mbanë të merrnin një grumbull shtëpish përreth Senicës, në veriperëndim të Pazarit të ri.

Gazeta «Leader» veçon edhe rezistencën në Prishtinë, ku siç thuhet në artikull «avancimi i trupave serbe u kundërshtua rreptë».

Rezistenca shqiptare ishte përqëndruar në kalimin e Teneshdollit (fshat sot në veri të Prishtinës – shën. i red. Konica.al), por serbët arritën, pas luftimesh të ashpra, të hynin aty dhe më pas të merrnin edhe vetë Prishtinën./

postbck postbck

Recent Posts

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

12 hours ago

Në çfarë moshe mund të lihet fëmija vetëm në shtëpi? Policia sqaron prindërit

    Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…

13 hours ago

Mjeku çudit botën: Mos i hidhni gjethet e lakrës, përdorini në këtë mënyrë dhe shëroni këto sëmundje

    Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…

15 hours ago

Nëse nuk e keni ditur, kjo është historia e vërtetë e këngës së Hajredin Pashës!

  Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…

15 hours ago

A duhet ta hani shtresën e bardhë të një portokalli?

    Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…

15 hours ago

Studimi i ri: Vaksina e personalizuar kundër kancerit ul me 42 për qind rrezikun e rikthimit të melanomës

    Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…

16 hours ago