Një hartë interesante e vitit 1839 që ka autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, pipereve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve
Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851).
Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve.
Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët.
Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”.
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…
Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…
Ι Λ Λ Υ Ρ Ι Κ Ο Ν ILIRIKU, NË KOHËN E PERANDORIT ME…
KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…