<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fishta, gjakmarrja dhe Kanuni

Gjergj Fishta është studiuesi më kompetent i temës së gjakmarrjes në këta 100 vitet e fundit. Pikëpamja e Fishtës është: Marrja e gjakut ka qenë një veprim i drejtë, i ligjshëm dhe i dobishëm për gjithë periudhën që Shqipëria ka qenë pa shtet (pra deri më 1912).

Për periudhën e monarkisë Fishta shkruan: “Jo vetëm kundërshtarët e komit, por edhe shumë do pedanta vendas e muhaxhirë të shtetit shqyptar, Kanunin e mbajnë ligjë barbarë e popullsinë ku kanuni pat vlerë juridike për njerëz të egjër”. Më tej shprehet se në themel të këtij konceptimi “padyshim asht: ‘gjaku’- edhe la vendetta-“ (Kanuni i Lekë Dukagjinit, Parathanie, Bot. 2001, fq.27,30). Cilët quan Fishta kundërshtarë të kombit? Dihet se që nga fundi i shekullit XIX, armiqtë tanë të jashtëm, shovinistët e vendeve fqinje dhe mbështetësit e tyre europianë, formuluan tezën sipas së cilës, shqiptarët qenkan të paaftë për të krijuar shtetin e tyre, sepse paskan si tipar karakteristik gjakmarrjen.Advertisementrecommended byHERBEAUTY8 Easy Exotic Meals Anyone Can MakeLEARN MORE→

Fishta e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë këtë tezë. “Duket mirëfillit – shkruan ai – se prej të marrunit të gjakut – vendetta – nuk mund të thuhet se kombi shqyptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeveris në vetvedi i pamvarshëm” (fq. 32). Në mbrojtje të tezës së vet, Fishta sjell argumente bindës nga disa shkenca. Nga historia: Ai vë në dukje se ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit “përkojnë me ato të Romës, Bizantit, të Kanunit doksuer të Teutonëve, të Sllavëve, Hindianëve, ase (që) nuk hyjnë në rrethin e ligjeve barbare” ( fq.30). Përfundimi është i qartë: Nuk ka sesi ndryshe nga gjithë popujt e botës vetëm Kanuni ynë të jetë ligj barbar.

Nga antropologjia: Bëhet klasifikimi në pesë shkallë i kulturës e qytetërimit të popujve. Sipas këtij klasifikimi, vendi ynë hyn në shkallën e tretë, që ka si karakteristikë kryesore realizimin e së mirës së përbashkët. Kjo kulturë mund të quhet legjendare ose heroike sepse: “gjithkund zotëron parimi i lirisë, i nderit e burrnisë” (fq.29-30). Elemente të egërsisë përmbajnë vetëm shkalla e katërt dhe e pestë e klasifikimit. Nga jurisprudenca: Drejtësia që jep Kanuni krahasohet me drejtësinë e çdo gjykate europiane, qëllimi i të cilave është “me pshtue shoqninë prej nji elementi të rrezikshëm, përndryshe nuk asht barbar” (fq.31). Si i tillë ligji kanunor është i dobishëm sepse ka karakter parandalues ndaj krimit të vrasjes. Si akt individual është konsideruar si vetë-gjyqësi. Një cilësim i tillë është i gabuar, sepse Kanuni ishte ligji i kohës. “Shqiptari pra – shkruan Fishta – tue vra gjaksin e vet, nuk ban tjeter veçse me e que në vend nji ligj, qi ai e mban për të drejtë” (po aty). Më tej vazhdon: “ …gjaksi i Luigjit XVI, kur i preu kryet … e mbyti pse mendonte se ligja asht e mirë, e arsyeshme…e as nuk thotë kush sot se kje barbar” (po aty). Për të qartësuar më këtë çështje, Fishta bën një analizë akoma më të detajuar. Personi që ka kryer krimin e vrasjes mund të gjejë strehim në krahinat e tjera, ku në bazë të normës kanunore të “prerjes së mikut” bëhet i paprekshëm.

Kjo mund të çojë deri në konfrontimin me armë midis krahinave ose siç thotë Fishta në ‘luftë civile”. Për të shmangur këtë rrezik, burrat e mençur të kanunit, marrjen e gjakut ia ngarkuan individualisht shtëpisë së viktimës (fq.31). “Këto vendime të Kanunit – shkruan Fishta – kanë kenë njoftë zyrtarisht prej sovranit të vendit qi ishte Sulltani i Stambollit” (po aty). Nga psikologjia: Pas marrjes së gjakut, Fishta konstaton zhdukjen e çdo kompleksi negativ në marrëdhëniet përkohësisht në armiqësi midis dy familjeve, siç mund të jetë ndenja e urrejtjes. Madje shkojnë deri atje sa të lidhin fejesa e kumari të reja. “Edhe vrasja e gjaksit në pikëpamje psikologjike – shkruan Fishta – nuk asht nji vendetta, dan edhe prej faktit se dy familjet marrin e apin me njena – tjetren si me të gjitha familjet e tjera të bajrakut, mos tjeter n`at masë sa shtetet e qytenueme t`Europes mbas luftës botnore” (fq.31). Në vazhdim të arsyetimit thekson se “Për ne e marrshim punën në pikëpamje psikologjike, unë tham se puna e gjakut … asht rezultat i do mendorjeve qi nuk mvaren prej shpirtit të këtij kombi” (po aty).

Në argumentimin e gjerë të tezës së vet, Fishta i referohet edhe letërsisë antike greke, siç ishte ‘Iliada’ e Homerit. Por ajo që është akoma më e rëndësishme i referohet edhe Librit të Shenjtë, Biblës (fq.32). Në botimin shqip të Biblës gjejmë të shkruar: “I afërmi më i ngushtë i të vrarit ka për detyrë ta vrasë kudo që ta gjejë (vrasësin)”, (Bibla, ECM, 1993, fq.182). Në mbrojtje të bindjeve shkencore që ka formuar, Fishta nuk i bën lak as doktrinës fetare, e cila si zgjidhje të pranueshme për vrasjen konsideron vetëm faljen. Jashtë çdo dyshimi edhe ai do të preferonte faljen, por konstaton se një gjë e tillë nuk është e mjaftueshme. “Kurrkush ma shumë se unë si kishtar – shkruan Fishta – nuk mund ta dënojë punën e gjakut në vedvedi e të marrne si nji fakt të zdeshun prej mendorjeve ndërmjet të cilave ndolli” (fq.30-31). Në gjithanshmërinë e trajtimit të çështjes autori ndalet edhe në faktorët e brendshëm e të jashtëm që kanë kushtëzuar vazhdimin kaq gjatë te ne të fenomenit të marrjes së gjakut.

“Të marrunit e gjakut – thekson ai – buron prej mendorjeve të jashtme e prej t`metave të organizimit shoqnuer të nji kombi” (fq.32). Është fjala për pushtimet e huaja shumëshekullore dhe në prapambetjen e përgjithshme, në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit tonë. Vlera dhe rëndësia e studimit të Fishtës bëhet akoma më e madhe për faktin se aty përcaktohen edhe rrugët që duhen ndjekur për zhdukjen e gjakmarrjes. Në vitin 1933, kur doli në dritë vepra e Gjeçovit, gjakmarrja nuk kishte dalë nga skena. Megjithëse veprim i ligjshëm dhe i dobishëm deri në vitin 1912, tani ishte shndërruar në një fenomen negativ dhe jashtë kohës së vet.

Veçse duhet theksuar se kjo nuk ngjiste për faj të saj. Fajtor i vërtetë ishte Shteti, që nuk i kryente detyrat që i përkisnin. Për zhdukjen e gjakmarrjes Fishta thekson se: “…ligjet për me ken vërtet të dobishme por të drejta e të ndershme do të jenë, do të jenë të gjashme, due me thanë të preme pas pshihes e nevojave të njimendeta të popullit…Kështu kan punue të gjitha kombet e qytetnueme” (fq.24).

postbck postbck

Recent Posts

Dëshironi domate të shijshme dhe lëngshme, shtoni këtë përbërës natyral në kopshtin tuaj

Nuk ka asgjë më të mirë se domatet e pjekura, të rritura në shtëpi, të…

10 hours ago

“Pandemia dixhitale”, alarmi i ri global për internetin

Stuhitë diellore dhe kabllot nënujore, kërcënim për rrjetin botëror Brishtësia e rrjetit internet mund të…

10 hours ago

“Symfonija e Shqipevet” e Ernest Koliqit ky kushtrim dhe në besëlidhje shpirtërore me fatin e Shqipërisë

Albert Vataj Ka tekste që lexohen si letërsi dhe ka të tjera që ngrihen mbi…

10 hours ago

Flavonoidet, 10 ushqimet që ndihmojnë zemrën, trurin dhe imunitetin

Frutat dhe perimet me ngjyra të forta nuk janë vetëm të bukura për fotografi në…

11 hours ago

OBSH: Si u përhap hantavirusi në anijen turistike!

  Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se mund të ketë ndodhur një rast…

2 days ago

Çka është hantavirusi nga i cili vdiqën 3 persona dhe si përhapet ai?

  Një shpërthim i dyshuar i virusit të rrallë hantavirus ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi…

2 days ago