1946, Enver Hoxha në Beograd: “Klikat na përçanë me vëllezërit jugosllavë”

Më 24.7.1946, Enver Hoxha u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Gazeta “Bashkimi” e datës 26 qershor 1946 hapet me artikullin e madh “Ministri i Punëve të Jashtme Simiç shtron një drekë për nder të gjen.kol Enver Hoxhës dhe anëtarëve të delegacionit shqiptar”.

Gazeta ka nxjerrë veçan fjalët e Simiçit: “Ky bashkëpunim dhe kjo ndihmë e përbashkët në luftë, kjo miqësi e thellë dhe ky besim i patundur midis popullit shqiptar e jugosllav që gjatë periudhës së pasluftës gjeti shprehjen e plotë dhe që do forcohet dhe zhvillohet më tepër, është garancia më e mirë e paqes dhe e bashkëpunimit midis popujve të Ballkanit heroik dhe liridashës. Njëkohësisht është një faktor i sigurisë së paqes botërore dhe i forcimit të marrëdhënieve të të gjithë popujve liridashës”. Në qendër të gazetës është një foto e dobët e cilësisht e Enver Hoxhës dhe Titos në aeroportin e Beogradit. Nga e ana tij njohësi i thellë i çështjeve shqiptare, ministri jugosllav Stanoje Simiç në drekën e dhënë për nder të delegacionit shqiptar ndër të tjera ka thënë:

“E quaj për detyrë të rëndësishme që t’ju përshëndes sot me rastin e vizitës së parë miqësore që po i bëni në emër të Republikës suaj Popullore, aleatit të luftës, shokut në luftë, Republikës Jugosllave. Rëndësia e kësaj vizite miqësore për popujt e Ballkanit është e madhe. Është karakteristike që popujt tanë sa herë që kanë qenë larg nga ndikimet e jashtme dhe kur nuk janë përzierë të tjerët, kanë ditur të kuptohen shumë mirë me njëri – tjetrin… Kështu ngjau edhe gjatë kësaj lufte, gjatë këtij sulmi fashist kundër popujve tanë liridashës. Popujt tanë u shkëputën nga aparatet e kalbura që nuk çanin kokën për të drejtat e aspiratat e popujve tanë. Po edhe armiku u gjet ballë për ballë me popujt tanë liridashës të cilat vazhduan luftën e filluar ditën e sulmit, atë luftë heroike dhe mbinjerëzore. Popujt tanë në luftën e tyre gjetën udhëheqësit popullorë të tyre, mareshalin Tito dhe Enver Hoxhën dhe kështu vazhduan luftën me armiqtë e jashtëm e të brendshëm të tyre krahas me miqtë e tyre. Ata luftuan dhe ndihmuan njëri – tjetrin. Ata luftuan dhe ndërtuan armatat e tyre.

Krijuan dhe u dhanë si dhuratë Kombeve të Bashkuara dy republika popullore që janë garancia më e mirë në çdo agresion eventual i jashtëm ose prishës i paqes këtu në Ballkan do të ndeshet me një bllok graniti të një vullneti të çelikosur popullor. Ky bashkëpunim dhe kjo ndihmë e përbashkët në luftë, kjo miqësi e thellë dhe besim i patundur ndërmjet dy popujve tanë, që gjatë periudhës së pasluftës gjeti shprehjen e tij të plotë dhe që do forcohet e zhvillohet më tepër është garancia më e madhe e paqes dhe e bashkëpunimit ndërmjet popujve të Ballkanit heroik dhe liridashës dhe njëkohësisht është një faktor i sigurisë së paqes botërore dhe i forcimit të marrëdhënieve të të gjithë popujve. Po ngre dollinë për shëndetin e mysafirit tonë të dashur kryetarit të qeverisë shqiptare gjen.kol. Enver Hoxhës si dhe për lumturinë dhe përparimin e popullit vëlla shqiptar dhe të Republikës së tij Popullore”

Përshëndet Enver Hoxha

Enver Hoxha në përshëndetjen e tij ndër të tjera ka theksuar: “Falënderoj nga zemra ministrin e Punëve të Jashtme për ndjenjat miqësore që shprehu ndaj popullit shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë kësaj lufte dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.

Prandaj populli shqiptar e çmon ndihmën që Jugosllavia i ka dhënë Shqipërisë në luftën kudra fashizmit, si dhe tani në paqe për ndërtimin e të ardhmes më të mirë. Është e pamohueshme se të gjitha këto janë një bazë e fortë për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta. Qeveria shqiptare dhe populli shqiptar do të bëjnë çmos nga ana e tyre që kjo miqësi e fortë të zhvillohet në të ardhmen sepse në radhë të parë kjo sjell dobi shumë të madhe për popullin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër përbë garanci për përparimin dhe forcimin e demokracisë në Ballkan. Populli shqiptar i është sidomos shumë mirënjohës mareshalit Tito, i cili në çdo rast është treguar miku më besnik dhe më i sinqertë i popullit shqiptar dhe i kauzës shqiptare.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë Ndodh me Trupin Nëse Përdorni Njëkohësisht Aspirinë dhe Ibuprofen

  Përzierja e disa ilaçeve të caktuara kundër dhimbjes nuk rekomandohet as nga mjekët dhe…

34 minutes ago

Efekti Mandela: Pse disa njerëz kujtojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë?

A keni kujtuar ndonjëherë diçka me siguri të plotë, për ta zbuluar më vonë se…

9 hours ago

Heroizmat e Grave Shqiptare në Luftën për Pavarësi

  Gratë shqiptare kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e kombit tonë, duke u…

10 hours ago

Pse Çabej e “fshiu” himnin e tij?

Himni i flamurit që shkroi Çabej, në konkursin e vitit 1937: Atje lidhet besa e…

23 hours ago

Shqiptarë të famshëm që vunë themelet

Është e dëshmuar se për 500 vite, shqiptarët kanë qenë pjesë integrale dhe e pandarë…

24 hours ago

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

Mbretëresha Teuta e Ilirisë dhe ushtria e saj pirate, sunduan Detin Adriatik në lashtësi dhe…

1 day ago