<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pazari i vjetër i Tiranës – Nga Rezarta Delisula

Pazari i vjetër – Nga Rezarta Delisula

Nga pikëpamja arkitektonike dyqanet e pazarit të vjetër pjesën ballore e kishin më të dukshme, ndërsa pas kishin vendin për fjetje, ku bënin roje beqarët. Këtë fakt e pohon dhe Emin Riza në studimin “Qyteti dhe banesa shqiptare e mesjetës së vonë”.

Dyqanet mbylleshin me dy dërrasa të mëdha si kapakë, që më pas u zëvendësuan nga “tarabat”, që më vonë krijuan “tartabenat”, mindere të lartë gjysmë metri që nxirreshin në rrugë deri në një metër e gjysmë jashtë dyqanit. Ky sistem i tartabenave bllokoi disi shumë kalimin në rrugë, por rriti komunikimin mes dyqanxhinjve e sipas të vjetërve, tregtarët edhe urimet e ngushëllimet i prisnin në dyqan. Kafenetë, pijetoret dhe hanet gjendeshin kudo në pazarin e vjetër.

Mejhanet që menaxhoheshin nga esnafët vllahë ditët e pazarit, të enjteve e të dielave, mbusheshin plot, referuar sërish Asais. Gjatë ditëve të tjera të javës kamerierët ua çonin kafetë pronarëve nëpër dyqane. Në pazar ishte dhe një han i madh që quhej Hani i Elbasanllinjve. I ndërtuar në një sipërfaqe të madhe, fasadë me harqe e shumë dhoma, Hani i Elbasanllinjëve priste udhëtarët e largët. Një tjetër han ndodhej përbri sahatit dhe ndryshe nga ai i pazarit ishte dy katesh në formë L-je.

Hyrja e Pazarit

Asaisi përshkruan në librin e tij për mbretërinë e re se dhomat ishin shumë të thjeshta, një karrige dhe një shtrat. Në bazë të studimit të Hysës, ne sollëm një histori ndryshe, mbushur me detaje të reja për Pazarin e Vjetër, një nga pazaret, shembja e të cilit u konsiderua krim urbanistik.

* 727 dyqane

Mueller në librin e botuar për shqiptarët më 1844 shkruan, se në fund të shekullit XVIII Tirana numëronte 1000 shtëpi dhe 727 dyqane.

* 200 dyqane

Referuar Osman Myderizit, në shekullin XVIII Tirana numëronte rreth 500 familje dhe 150-200 dyqane. Shkak për rënien e pazarit u bënë luftërat.

Pjese e shkeputme nga “Tirana Mahnia” e autores Rezarta Delisula/Tirona.info/

Marrë nga faqja Tirona në Facebook

postbck postbck

Recent Posts

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…

15 hours ago

Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij

Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…

16 hours ago

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

16 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

16 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 days ago