Pas 120 vitesh edhe Moska regjistron temperaturën më të lartë.
Një valë e nxehtësisë ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës. Pjesa perëndimore e Francës regjistroi temperatura të larta, ndërsa në Paris termometri shënoi 34 gradë Celsius.
Ndërkaq për herë të parë pas 120 vjetësh Moska ka regjistruar temperaturën më të lartë për këtë muaj. Termometri shënoi 34.7 gradë celsius, duke bërë që qytetarët të dyndeshin drejt liqeneve, pishinave e shatërvanëve për t’u freskuar.
Mbi 30 gradë Celsius u shënuan temperaturat edhe në Poloni, Çeki, Gjermani e Austri. I nxehti ekstrem pritet të arrijë edhe në jugun e Italisë. Temperaturat ekstreme pritet të jenë përgjatë 48 orshit të radhës, të cilat priten të arrijnë në 42 gradë.Reklamë
Ekspertët thonë se temperatura të tilla, zakonisht arrihen gjatë Korrikut, por kjo rritje e parakohshme i atribuohet ngrohjes globale.
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…
Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…