<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë në vitin 1929

Vajza e parë shqiptare që u diplomua në Amerikë ishte Dhimtra Tsina. Ajo i përfundoi studimet për mjeksi në Universitetin e Bostonit më 1929 dhe diplomën e mori të Martën me 18 Qershor 1929. Njoftimin e ka dhënë gazeta “Dielli” organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në numrin e saj 5084(877), qershor 1929. Kryeredaktor i Gazetës në atë kohë ishte Aqile Tasi.

Diplomimi në Mjeksi i së parës vajzë shqiptare në SHBA, dhe jo vetëm, përcillet nga shqiptaret si një arritje e madhe e emancipimit dhe shkollimit të femrave shqiptare. Dielli shënon se ajo ishte e para vajzë shqiptare në botë, përfshi edhe Shqipërinë, që bëhej mjeke. Dielli dhe Vatra e përgëzojnë zonjushën Tsina, e cila i përrfundoi studimet shkëlqyshëm.

Gazeta “Dielli” në kronikën qe publikoi sjell edhe këtë hollësi:Megjithëse dr. Tsina kishte të drejtë që pas diplomimit të hapte zyrë mjeksie kudo në Amerikë të Veriut, me që provimet i kreu me sukses përapara se të përfundonte viti shkollor në Universitet,- këtë mot ajo do të hyjë për praktikë në Neë England Hospital for Ëomen and Children.

Pas ca kohe praktikë në SHBA, Zonjusha Tsina ka nder mend të shkojë në Shqipëri që t’i shërbejë vendit të saj, shkruante Dielli.

Besojmë se vlen të shënohet me këtë rast, theksonte Dielli,- se në të gjithë vjetët që ka vazhduar mësimet universitare, zonjusha Tsina s’ka patur tjetër përkrahje për të zënë në gojë, përvec përkrahjes së vëllait të saj Vasil Tsina. Vetëm sivjet(pra për vitin 1928-29) ajo morio një dhuratë nga Mbreti Zog I prej 250.00 dollarësh (dyqind e pesëdhjetë) për rezultatet e larta që arriti. Këtë dhuratë asaj ia pat dorëzuar Ministri i Mbretërisë Shqiptare në Uashington, shkëlqesia e Tij Faik Konitza.

Doktoresha Dhimtra Tsina është shumë e njohur për vatranët e vjetër përmes gazetës Dielli. Ajo shpesh ka botuar shkrime mjeksore, këshilla, dhe ka trajtuar cikle të tëra shkrimesh per problemet mjeksore, vecanërisht për gratë dhe fëmijët. Dr. Dhimtra u specializua për Gjinekologji. Ajo u martua me Dr. Andreë Elia, i cili kishte shërbyer si komandant Lt në Marinën e SHBA. Ai ishte oficer -mjek, në një anije furnizimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dalip Greca

postbck postbck

Recent Posts

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

2 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

2 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

3 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

3 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

3 hours ago

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

20 hours ago