Gjenerali Ricciotti Garibaldi (Fot.Trampus) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Nga Aurenc Bebja, Francë – 19 Dhjetor 2020
“Le Monde illustré” ka botuar, me 7 janar 1911, në faqen n°328, një shkrim në lidhje me ndihmën që gjenerali Ricciotti Garibaldi dëshironte t’u ofronte asokohe kryengritësve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ricciotti Garibaldi dhe lëvizja shqiptare
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Gjenerali Ricciotti Garibaldi sapo ka formuar një grup vullnetarësh me të cilët ka vendosur — duke ndjekur traditën e familjes së tij — për të shkuar dhe për t’u ofruar ndihmë kryengritësve shqiptarë.
Ne e dimë që Shqipëria është aktualisht në mes të një kryengritjeje kundër qeverisë së Kostandinopojës; madje duket, përkundër qetësimeve zyrtare, se kryengritësit kanë arritur suksese të rëndësishme kundër trupave të rregullta, në çdo rast ato mbahen nën kontroll dhe paqësimi që na u njoftua si i afërt para disa muajsh ende nuk është një çështje e mbyllur.” /InforCulture.info
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…
Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që…
Përbërësit: disa gjethe rozmarine, 3 kokrra limon, 250 gr mjaltë, 1 litër ujë. Shtrydhni…
Viti 1816 ka hyrë në histori si “Viti pa Verë”, një nga anomalitë klimatike…
Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të…
] Mollët dhe dardhat janë fruta të pasura me vlera ushqyese dhe mund të jenë…