Ku gjendet qyteti ilir Damastion?

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit.

Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novobërdës).

Toponim “Lema e Art” i cili gjendet pranë lagjes së minatorëve “ Kolonia” në afërsi të qendrës së vjetër të qytetit bashkëkohor të Artanës (Novoberdës), pranë minierave të xeheroreve të arit dhe argjendit, sikurse edhe metaleve të tjera, ep gjurmët e një vendbanimi të fortifikuar i cili ngrihej mbi një kodër të butë, karshi kodrave të larta që e rrethojnë. Fortifikimi i cili ruhet në formë të ledheve të dheut ndjek izohipsën me të lartë të kodrës, të varur nga pozita e terrenit duke mbyllur sipërfaqe rreth 5 Ha, në formë elipsi të çrregullt. Gjurmë të vendbanimit, të përfaqësuara nga fragmente të qeramikës hetohen edhe në anën lindore e perëndimore të kodrës, në një sipërfaqe prej afro 2.5 hektarësh, që rezulton, që sipërfaqja e gjithmbarshme e vendbanimit përfshinë rreth 8 hektarë.

Monedhë e qytetit ilir Damastion gjetur në Veletin të fshatit Shashkoc të Prishtinës. (Dizajn: Dukagjin Mehmetaj).
Kërkimet e ndërmarra në vitet 1990, 2012 e 2014 e të kryesuara nga autori i këtij shkrimi, dëshmuan që kemi të bëjmë më një qendër të rëndësishme banimi të periudhës së Mbretërisë Dardane të shek. IV – III para Krishtit, sipas të gjitha gjasave me gjurmët e qytetit ilir Damastion. Kjo vërtetohet më se miri nga arkitektura ( ndërtimet më blloqe gurësh ciklopik), nga trakti i murit rrethues i zbuluar në anën veriore, më gjatësi 25m, gjerësi 1.60 i ngritur nga gurë te mëdhenj e mesatar, i cili përforcohej nga ana e brendshme në çdo 3. 90m më kontrafor. Janë gjetur po ashtu enë të poçarisë të përdorimit në kuzhinë, fragmente vazosh luksoze të hijeshuara më figura të zeza në sfond të kuq, fragmente amforash, terakota e hyjneshës Hygia, koka meduzës Gorgona e derdhur në bronz. Të gjitha këto gjetje datohen në shek. IV – III para Krishtit, pikërisht në kohen kur qyteti ilir Damastion ka farkua monedha ardgjendi.

Qyteti Damastion për të cilin janë bërë përpjekje të shumta që të lokalizohet përmendet të gjeografi dhe historiani i antikitetit Straboni (vitet 63 para Krishti, 20 pas Krishti) dhe në Palimsestin e Vatikanit. Analizat kanë treguar së monedhat e qytetit u farkuan nga argjendi më cilësor në Evrope juglindore, ashtu siç është me cilësori argjendi i minierave të Artanës ( Novoberdës).

postbck postbck

Recent Posts

Hurma Arabie me qumësht – Kura që bën mrekulli për shëndetin

  Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…

1 hour ago

Të mirat në shëndet nëse pini lëng mishi për shtatë ditë

  Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…

2 hours ago

Kura e fortë kundër reumatizmës, ,mbipeshës dhe sinozitit – Si ta përdorni çdo ditë

  Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…

2 hours ago

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…

3 hours ago

Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…

3 hours ago

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

4 hours ago