<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Pushtetarët grekë ndëshkonin rëndë ata që kapnin me libra shqip dhe urdhëronin që edhe nëpër shtëpitë të flitej vetëm greqisht”

Marrë nga “ Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut : Çamëria “ – Ibrahim Daut Bejdeshati ( Hoxha)


Fletorja kuklusklaniste ‘Elefteron Vima’( korrik 1923) shkarraviste:

“ Greqia duhet t’i helenizojë popujt e ndryshëm që ka brenda kufirit të saj. Për këtë qëllim duhet të çelë shkolla të posaçme për foshnjat. “
Lidhur me këtë, në fletore “D”, dt 27.08.1927, fq.2, ndër të tjera thuhej :” I gjori çam,detyrohet të ndjekë shkolla në gjuhë të huaj, kur në Shqipëri ka 70 shkolla greqisht për greqishtfolësit.”
Në një nga takimet që kryeministri grek, Lefter Venizellos pati më 1933 me guvernatorin e Janinës dhe me komandantin e divizionit VIII të vendosur në Janinë, u bëri rreptësisht pyetjet e poshtëshënuara dhe mori përgjigjet përkatëse.

  • “ Përse i vrisni çamërit me zhurmë?”.
  • “ Sepse s’duan ta ulin kokën nën hijen e flamurit grek; nuk i nënshtrohen pushtetit tonë.”
  • “ Po ne ata po i therim me pambuk e ju vini daullet që t’i dëgjojë tërë bota!”.
  • “ Si ta kuptojmë këtë shkëlqesi?”.
  • “ Ja, ne u kemi hequr atyre të drejtën dhe mundësinë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare. Pra u kemi lënë vetëm dy rrugë : Ja të venë në shkollat tona, ja të ngelen pas bishtit të bagëtive. Po mësuan në shkollat tona, ne do t’i dërgojmë me detyra shtetërore larg vendit të vet: në Thrakë, në Gjirit etj. Atje do të martohen me një greke, fëmijët e tyre do të flasin gjuhën e së ëmës e jo të atit e kështu vetiu, duan , s’duan do të përfundojnë në grekër. Me vdekjen e të atit, shuhet edhe çdo shenjë a shkëndijë e mbetur ende gjallë nga shqiptarësia ndërmjet tyre.
    Po të mos pranojnë të shkojnë në shkollat tona, për të jetuar, do të detyrohen me doemos të shkojnë me dhën, me dhi, me qe, me lopë; pra, s’u mbetet udhë tjetër. Po ndoqën këtë udhë, atëherë më thoni ju, kush drejton : njeriu lopën a lopa njeriun ?”.
    Dt 03.07.1933
    “… Në të gjitha fshatrat shqiptare rreth kufirit greko-shqiptar, qeveria greke ka hapur shkolla.Disa syresh janë me 3-4 mësues, për të grekëzuar çamërit e mjerë, të cilët patën fatkeqësinë të gjënden nën zgjedhën e tyre .“.
    Edhe në më të voglin fshat ku flitet gjuha shqipe ka çelur shkolla foshnjore për djem e vajza të moshave 3-4 vjeç. Pas urdhërit të dhënë gjithë organeve të shkollave fillore, përdorimi i gjuhës shqipe është rreptësisht i ndaluar brenda dhe jashtë shkollës si edhe rrugëve, madje edhe brenda në shtëpi .”
    “ Pushtetarët grekë ndëshkonin rëndë ata që kapnin me libra shqip dhe urdhëronin që edhe nëpër shtëpitë të flitej vetëm greqisht.
    Mirëpo, ndryshe nga sa kërkonin ata, popullata çame, myslimanë e të krishterë vazhdonin të flisnin kudo gjuhën amtare, shqipen.” /Çame Manxurane /InforCulure.info
postbck postbck

Recent Posts

Personat që pinë kafe çdo ditë duhet urgjent ta dëgjojnë këtë, ja çfarë i ndodh trupit tuaj

    Nëse je ndër ata njerëz që nuk e nisin dot ditën pa një…

35 minutes ago

Zbulohet receta natyrale që garanton zhdukjen e thinjave, ja si ta përgatisni

    Flokët e thinjur nuk lidhen gjithmonë me moshën. Shumë njerëz përballen me thinjat…

2 hours ago

5 Shenja që zemra juaj është në rrezik serioz – Dhe mund t’ju ​​paralajmërojë një muaj më parë

    Problemet kardiovaskulare shpesh nuk ndodhin papritur. Trupi ynë ka tendencën të lëshojë sinjale…

4 hours ago

Çfarë të bëni për të ulur nivelin e stresit?

    Jeni ndier ndonjëherë të trullosur teksa merreni me një projekt dhe nuk dini…

5 hours ago

Llumi i kafesë me uthull, ja për çka po përdoret ky kombinim?

Një truk praktik dhe ekonomik pastrimi përfshin përdorimin e vetëm dy përbërësve të zakonshëm në…

5 hours ago

Varianti XFG i Covid prek britanikët/ Ja simptomat

Rastet me Covid janë shumëfishuar dhe shtrimet në spital janë pesëfishuar këtë muaj, tregojnë shifrat…

5 hours ago