Veza është e paracaktuar të hahet mëngjes, një traditë kjo e trashëguar nga brezi në brez për arsye të panjohura deri më tani.
Vezët konsiderohen si baza e çdo mëngjesi anë e mbanë botës, por një herë e një kohë nuk ka qenë kështu.
Në fakt, mëngjesi nuk konceptohet dot pa vezë, të ziera apo të skuqura qofshin, transmeton lajmi.net.
Aroma e vezëve mund të jetë e padurueshme për disa, ndërsa për të tjerë përçon imazhin e një mëngjesi të hareshëm e të bollshëm me familjen.Reklamë
Veza është e paracaktuar të hahet mëngjes, një traditë kjo e trashëguar nga brezi në brez për arsye të panjohura deri më tani.
Përse hamë vezë në mëngjes
E para, njerëzimi ka ngrënë vezë shpendësh e kafshës në çdo epokë. Në rastin e pulës, kjo e fundit nisi të bëhej pjesë e çdo shtëpie që në vitet 7,500 para Krishtit.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet për vaktin e mëngjesit. Romakët e lashtë e nisnin ditën duke ngrënë bukë, djathë, ullinj, sallata, vezë, fruta të thata dhe mishra të ftohtë.
Idea e të ngrënit vezë në mëngjes u rishfaq në Evropë në vitin 1620 nga mjeku Tobias Venner i cili sugjeronte se ngrënia e vezëve në mëngjes ishte një ide shumë e mirë.
Venner krijoi edhe librin e parë të recetave në botë.
Një teori tjetër shpjegon se duke qenë se pulat i bëjnë vezët në të gdhirë (jo domosdoshmërisht), fermerët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i hanin ato në mëngjes.
Me kalimin e viteve, Evropianët e shtynë darkën në orë të vona, gjë që lindi nevojën për një vakt tjetër më të hershëm, shkruan AgroWeb.
Kësisoj mëngjesi u kthye në një vakt të pakundërshtueshëm në fillimet e viteve 1800 dhe veza u bë protagonistja kryesore, sidomos për klasën punëtore të cilët kishin nevojë për energji, proteinë dhe yndyrë.
Ndër të tjera, për klasën punëtore, veza ishte një alternativë më e lirë e proteinës që ofronte mishi që për shumë ishte i papërballueshëm.
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…