Më plak mërzitja
që vetmiamë sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m’i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s’kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
-I yni zot!
Ose të më thonë:
– Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
mejeten tcme pa tingllim
që në vetmi po e kaloj –
dhe s’po dij a rroj e s’rroj.
Sendet heshtin. – sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s’kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
– Poezi nga Migjeni /InforCulture.info
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…
Kalcifikimi ndodh kur në trup grumbullohet kalcium në vende ku nuk duhet, si në inde…
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe rregullimi i marrëdhënieve me kafshët: një vështrim studimor Kanuni i…
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit…
Më 23 mars 1989 ndodhi një nga momentet më të rënda politike në historinë moderne…
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…