Prej pothuaj 70 vitesh, David Attenborough është autori, fytyra dhe zëri rrëfyes i disa prej serive më spektakolare mbi natyrën, që janë shfaqur në televizion. Për të qenë më të saktë, zhanri i dokumentarit mbi natyrën ashtu si e njohim sot, ka lindur me të. Në vitin 1953, pas diplommit në shkenca natyrore dhe dy vite shërbim në Royal Navy, ia doli të bindë BBC dhe Kopshtin Zoologjik të Londrës, që të financonin një sipërmarrje të paprecedentë: të filmonin një djalosh natyralisht që bridhte botën, në kërkim të specieve të rralla. Programi pati një sukses të madh. Që atëherë, Attenborough nuk ka pushuar së dokumentuari jetën tokësore, për BBC-në.
Sinjalet në vitet Shtatëdhjetë
Në vitin 1954, kur u nis për në Sierra Leone me një kamerë 16 mm, në botë kishte 2 miliardë e gjysmë njerëz dhe 64% e Tokës përbëhej nga natyrë e paprekur. Sot, ajo rezervë është 35%, dhe ne jemi pothuaj 8 miliardë. Sinjalet e para të krizës erdhën në vitet shtatëdhjetë, gjatë xhirimeve të Life on Earth.
Më pas në vitet Nëntëdhjetë, gjatë xhirimeve të Blue Planet, trupa e tij ndeshi në një fenomen ende të panjohur: barrierat e koraleve po zbardheshin. Dukej një fenomen magjepsës kromatik, por rezultoi një tragjedi: koralet shndërroheshin në skelete. Po i vriste ngrohja e oqeaneve, shkaktuar prej lëshimit të dioksidit të karbonit.
“Çekuilibri i CO2 ka karakterizuar të pesë shfarosjet në masë të Tokës”, shpjegon Attenborough. “Në ato raste u deshën një milion vite aktivitet vullkanik për të lëshuar sasinë e dioksidit të karbonit, që shkaktoi katastrofën. Ne kemi arritur të bëjmë të njëjtën gjë në më pak se 200 vite”.
Gjatë 80 viteve të ardhshme, do të ndodhë një shfarosje në masë e ngjashme. “Por zgjidhje ka, e kemi patur para syve”, thotë Attenborough. “Për t’i rikthyer stabilitetin planetit duhet të rikthejmë biodiversitetin e tij. Në një shekull Toka mund të kthehet një vend natyre të egër. Por duhet një përpjekje ndërkombëtare. OKB është i vetmi instrument që kemi, me qëllim që kjo përpjekje të koordinohet, ndahet nga të gjithë dhe të jetë globale”.
Ja pikat kyçe
Eshtë një apel për opinionin publik, sepse u kërkon qeverive të reagojnë menjëherë për disa pika kyçe: të gjendet një zgjidhje për rritjen e pandalshme demografike (përndryshe në vitin 2100 do të jemi 11 miliardë); të
Dhe më tej, të jetonim përditshmërinë në mënyrë të përballueshme dhe të hamë më pak mish. “Por për ta bërë, duhet më shumë inteligjencë”, thotë Attenborough. “Duhet mençuri”. / Bota.al
Gjatë një fjalimi në Parlamentin Shqiptar, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmendi një histori…
Çaji i zi në të vërtetë nuk është i zi. Në Kinë, ky çaj…
Një ngjarje e rrallë ka “çoroditur” konkurset e bukurisë për deve në Oman. 20 deve…
Ahmed Kalaja Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të…
Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.…
U mbyllet goja grekëve dhe serbëve, Turqia vërtetom edhe një herë origjinën shqiptare të Skënderbeut…