<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u bë Shqipëria me kufij shtetërorë pas 13 vjetësh pengesa

Mehdi Frashëri (1874-1963), politikan dhe burrë shteti, ishte dy herë delegat i Shqipërisë në komisionin ndërkombëtar të kufijve, në shkurt-maj 1922 dhe shtator 1923-1926. Pra thënë ndryshe ai ishte edhe i njëjti përfaqësues i qeverisë shqiptare në atë komision, kur kjo drejtohej nga Fan Noli dhe kur drejtohej nga Ahmet Zogu. Pavarësisht kontradiktave politike midis Nolit dhe Zogut, Mehdi Frashëri përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë në atë komision, duke vënë gjithnjë interesin shtetëror para çdo interesi tjetër. Falë tij, Vermoshi iu la Shqipërisë dhe çështjes së Shën Naumit iu dha një zgjedhje e kënaqshme dhe e pranueshme. Kufiri shqiptaro-serbo kroato slloven u nënshkrua në Firence më 27.7.1926 nga gjeneral Pietro Gazzera-kryetar i komisionit, përfaqësues i Italisë; nënkolonel A.B.Clough-komisar, përfaqësues i Britanisë së Madhe dhe kolonel J.A. Ordioni-komisar, përfaqësues i Francës.

Pjesë nga kujtimet e Mehdi Frashërit:

“Në dimrin e viteve 1924-1925, pjesërisht shkuam në Firence e Paris, sepse Jugosllavia, me gjithë vendimin e Gjykatës së Hagës, Shën Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë. Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, pse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë, rrodhi një korrespondencë rreth vende që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodheshin në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjen ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia nuk e pranoi këtë propozim, sepse qyteti i Dibrës që i mbetej Jugosllavisë do vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Pas shumë bisedave midis komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi, pranonte t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkëpi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tillë i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi.

Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec, 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve Tushemisht, Podgoriçan dhe Halama. Po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav…Bashkë me çështjen e Shën Naumit, ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit…Me këtë marrëveshje, çështja e kufijve shqiptarë që kish mbetur e varur që nga viti 1913, për 13 vjet, merrte formën definitive dhe ky caktim në politikën ndërkombëtare merrte një zgjidhje të favorshme dhe qetësiprurëse për Shqipërinë, sepse moscaktimi i kufijve definitivisht, linte portë të çelur për elementët e brendshëm që mendonin keq për avenirin e Shqipërisë.

(Mehdi Frashëri, “Kujtime 1913-1933”, Tiranë 2005, faqe 202-204)/55News.al

postbck postbck

Recent Posts

Qepa çfarë shkakton për tensionin, zemrën dhe diabetin: Mjeku jep lajmin e papritur

  Qepa de hudhra janë një element kryesor në kuzhinë. Shumica e gatimeve kanë nevojë…

8 hours ago

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

    Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rrit rrezikun për goditje ose atak të mundshëm…

8 hours ago

Ahmet Zogu u rikthye në pushtet me mercenarë rusë dhe mbështetjen ushtarake jugosllave?!

Në dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri në krye të një…

8 hours ago

Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë që nuk e ndoqën: mes interesave politike, fesë dhe luftës për pushtet

Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut zakonisht rrëfehet si një përballje e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.…

9 hours ago

Pini lëng të karotës çdo ditë për këtë problem shëndetësor

    Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…

12 hours ago

​Cilat janë simptomat e cirrozës së mëlçisë?

    Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…

12 hours ago