<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Edit Durhami në Abacinë e Oroshit, 1908!..

Në Abaci

Pas një udhëtimi të lodhshëm përmes shtigjeve të thepisura të mbushura me mikpritje, por edhe me kurthe e befasira Durham e ndien veten mirë në Mirditë.

Ndalesën e parë e bëjnë në Malin e Shenjtë, atje ku janë ende rrënojat e manastirit të lashtë benediktin dhe më pas, zbret në Orosh, ku ishte abacia dhe kulla e kapedanit Marka Gjoni. “Abati di shumë gjëra, – shkruan Durhami, – ndër të tjera, ka ditur të ngrejë selinë e tij në një nga vendet më të bukura në Europë, qe truri i Mirditës, ndoshta personaliteti më i fortë në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kur pritet të ndodhë diçka me rëndësi, një nga pyetjet e para që bën kushdo, qoftë ky prift, njeri dosido, apo edhe konsull i cilitdo vend është: Po abati ç’mendon për këtë? Po këtë, s’e di asnjëherë, askush”.

Abati ishte Preng Doçi, një figurë fort interesante.

I lindur në 1846 dhe i shkolluar në Shkodër e në Romë, ai kishte shërbyer si famullitar në Mirditë përgjatë viteve 79 të shekullit të XIX. Kundërshtar i vendosur i pushtimit osman kishte hyrë në një marrëveshje me malazezët gjë që shkaktoi dëbimin e tij nga Mirdita. Propaganda Fide në Vatikan e dërgoi si misionar në Njufaundlend në SHBA në 1881. Mendohet se ai është shqiptari i parë që jetoi gjatë në Amerikë. Më pas, për vite me radhë shërbeu si sekretar i nuncit apostolik në Kalkutë, pikërisht atje ku vite më pas, Nënë Tereza do të ngrinte misionin e saj të famshëm.

Preng Doçi u lejua të kthehej në Mirditë, vetëm në 1888.

Një vit më pas u shugurua abat i Abacisë së Shën Lleshit në Orosh, një post që i dha mundësi të shndërrohej në njërën prej figurave më kryesore në Mirditë. Në 1899, së bashku me dy priftërinj të tjerë, Ndoc Nikajn e Gjergj Fishtën, ishte bashkëthemelues i shoqërisë “Bashkimi”, prej së cilës kemi sot alfabetin latin të shqipes.

Në shtëpinë e këtij personazhi pra, mbërrin Durhami e lodhur.

“S’është nevoja, shkruan ajo, t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lart nëpër male. Kur vajta unë aty, ai vetë s’qe në shtëpi, por e motra, që më përshëndeti me përzemërsi si të ishim të njohura të vjetra dhe prifti i Oroshit, më bënë nderet e shtëpisë. Por, Oroshi pa abatin është si “Hamleti” pa Hamletin?“.

(Nga: F.Baxhaku, arkiv)/Konica

postbck postbck

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

10 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

10 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

11 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

17 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

17 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

17 hours ago