<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çfarë duhet të bësh nëse sheh dikë teksa mbytet në det

Është sezoni i verës dhe të gjithë rendim pas plazhit. Por ka një numër rastesh tragjike ku njerëzit janë mbytur në det dhe kjo periudhë është më e keqja.

Independent ka realizuar një intervistë më Ollie Shilston, një ekspert dhe polumbar 36 vjeç  i cili vrojton gjatë gjithë ditës njerëzit që lahen në det dhe është në dispozicion të tyre në rast rreziku.

Më poshtë këshillat e Shilston se si duhet bërë not dhe si të jemi të sigurt në det.

Të notosh në det, oqean, liqen dhe në pishinë janë gjëra krejtësisht të ndryshme.

Duhet të studiosh së pari rrjedhën e ujit dhe llojin e dallgëve nëse ka. Duhet të notosh me qetësinë më të madhe dhe mos të mendosh se çfarë ka poshtë ujit.  Nëse do të notosh në largësi duhet të shikosh herë pas here pas, për të kuptuar se sa larg duket bregu. Nuk duhet të notosh asnjëherë shumë larg nëse je vetëm, i pashoqëruar nga ndonjë familjar apo mik. Vetmia në mes të detit mund të shkaktojë një traumë psikologjike. Imagjinoni nëse jeni vetëm dhe ju prek ndonjë peshk apo gjallesë tjetër këmbën…

Studio dallgët.

Dallgët janë të llojeve të ndryshme dhe me madhësi të ndryshme, Mos u gënjeni nga madhësia e dallgëve, për ata që nuk dinë shumë not, dallgët në dukje të vogla mund t’ju tërheqin aq shumë sa t’ju dërgojnë në thellësi dhe kështu do mbyteni. Ndërsa kur ka dallgë të mëdha dhe ju shkoni paksa larg ose mbi një metër thellësi mbi gjatësinë tuaj, do të thotë se dallga ju tërheq por edhe të shtyn duke lodhur trupin e më pas mund të mos keni fuqi të ktheheni mbrapsht.

Ruaj qetësinë.

Mos u fut në det nëse ke ndonjë shqetësim, nëse sapo je larguar nga ndonjë zënkë apo nëse ndihesh i lodhur. Shiko pulsin e zemrës dhe nëse ke ritmin e shpeshtë kthehu mbrapsht. Kur të futeni në det duhet të jeni të qetë me idenë për të bërë not të qetë dhe për tu freskuar. Krahët shtrijini me lehtësi dhe mos merrni hov të madh sepse nuk jeni në garë, aq më tepër në det të hapur.  Edhe nëse shikoni gropa të zeza poshtë këmbeve mos krijoni panik, por merrni frymë thellë, nëse ju shqetëson aq shumë ajo pamje mund të largohesh duke notuar me qetësi. Mos bëj kurrë garë me miqtë sepse adrenalina e tepërt jep probleme në zemër, ose mund t’ju kapë ngërçi.

Nëse sheh dikë duke  u mbytur është instinkti që të çon të futesh në det dhe ta shpëtosh, por nuk duhet ta bësh, lajmëro rojën ose thuaji dikujt që ka trup të formuar dhe ka gjithë jetën që bën not. Nuk mundesh ti të shpëtosh një jetë pasi eksperiencat kanë treguar se i mbyturi të mbyt. Megjithatë në rastet kur një fëmijë i vogël po mbytet prindi mund të shkojë e të mundohet ta shpëtojë, nëse ka fat do arrijë qëllimin. Por kujdes…Paniku është armiku më i keq i detit.

Mos lër kurrë fëmijën të lahet pa kamerdare nëse nuk jeni pranë tij ose saj.

Mund t’ju duket se fëmija po loz apo lahet në breg të detit por rrymat mund ta tërheqin aq shpejt sa ta dërgojnë në thellësi. Fluksi i madh i njerëzve në det e bën akoma më të vështirë të dallosh e kuptosh momentin e rrezikshëm.

Mos pi alkool e më pas të rendësh në det.

Alkooli ndikon tek venat e gjakut dhe duke qenë në det i bën të ftohta, aq të ftohta sa mund të bllokojë muskujt apo të paralizojë për disa minuta këmbët. Kjo do ishte fatale.

Nëse ke ndërmend të lundrosh me varkë apo kano, duhet të marrësh mjete shpëtimi me vete. Mos kujto se je aq profesionist sa të mbijetosh nëse të përmbyset papritmas varka e të fillojë një stuhi. Mos mendo se je profesionist nëse kanoja përplaset me shkëmbin dhe ti do mund të shkosh në breg me not. Këto janë ëndrra që deti as nuk do t’ja dijë.

Kujdes nga lumenjtë dhe liqenet.

Në dukje të japin një ndjenjë sigurie por nuk e keni idenë sa thellë mund të jetë në disa vende, nëse ka gropa thithëse, gjarpërinj apo gjallesa të tjera të rrezikshme që mund t’ju bëjnë edhe alergji nëse ju pickojnë. Mos e lini kurrë një fëmijë të notojë i vetëm në lumë apo liqen.

postbck postbck

Recent Posts

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

3 hours ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

3 hours ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

3 hours ago

Dëshironi domate të shijshme dhe lëngshme, shtoni këtë përbërës natyral në kopshtin tuaj

Nuk ka asgjë më të mirë se domatet e pjekura, të rritura në shtëpi, të…

1 day ago

“Pandemia dixhitale”, alarmi i ri global për internetin

Stuhitë diellore dhe kabllot nënujore, kërcënim për rrjetin botëror Brishtësia e rrjetit internet mund të…

1 day ago

“Symfonija e Shqipevet” e Ernest Koliqit ky kushtrim dhe në besëlidhje shpirtërore me fatin e Shqipërisë

Albert Vataj Ka tekste që lexohen si letërsi dhe ka të tjera që ngrihen mbi…

1 day ago