Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujës ruhet këmbana origjinale e vitit 1462, e cila mund të ketë lajmëruar qytetin e Krujës për vdekjen e Skënderbeut më 17 Janar 1468.
Sipas Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës në vitin 1901 A. Degrand, konsulli francez i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe për dy këmbana, që ishin të lëna në mëshirën e fatit në rrënojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës.
Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit, e derdhur në bronz në vitin 1462 (MCCCCLXII), me përzierje metalesh të çmuara.
Menjëherë u vunë në lëvizje tregtarët e relikeve e antikuareve, por fatmirësisht këtë relike të çmuar që iu trashëgua shqiptarëve si shenjë e epokës së lavdishme të tyre e bleu i mirë informuari Shtjefën Gjeçovi, i cili më pas e skicoi, vizatim që sot ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror Tiranë, ku ruhet edhe fondi i tij arkivor.Kjo këmbanë është ndër objektet më të rëndësishme të muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. /atsh/ KultPlus.com
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…