Maksut Harapi i familjes Shurdha me petka kombtare dhe përfaqësues të tjerë të Ulqinit, Cetinë te Knjaz Nikolla, 1910
Si në Shkodër ashtu dhe ngjeti, harapë e harapesha, deri 40 vjet ma parë, në numër të kufizuem, mbaheshin prej shtëpiave të para të vendit (të shumtat për t’u krenue e për t’u dallue) e sidomos prej atyne të kapidanave ulqinakë. Bajshin shum shërbime mbrenda e jashta shtëpisë. Po të dojshin, shkëputeshin lirisht prej bashkëjetesës me të zotin e tyne, dhe ashtu formojshin familje të veçantë, por kurdoherë të lidhun shpirtnisht me strehën e parë. Gratë e tyne mërtiseshin si vendaset; parapëlqeheshin për t’u çue bulla (shoqnuese të nuses në martesë). Jo me pasë dallim për shkak të ngjyrës: përkundrazi, kanë qenë dashtë e sajdisë, tue pasë të njajtat të drejta e detyra me autoktonët, si në ushtrimin e ndoj zanati, në detari, në ushtri e deri në bujqësi; deri tashti vonë, në rreth të Shkodrës ka pasë familje arape bujkeshë, e mandej u shpërngulën në Tiranë, ku, nji pinjuell e saj arritë me u ba kangatare në emisionet e radios.
Tahir Dizdari, Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën shqipe (v. 1960′) /Gegnishtja /InforCulture.info
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…
Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…
SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…
Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…
Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…