<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Arsyet pse duhet përdorur më shumë kripa e Himalajëve se ajo e zakonshmja

Kripa e Himalajeve është një kripë në ngjyrë rozë që nxirret pranë Himalajeve në Pakistan.

Shumë njerëz pretendojnë se është e pasur me minerale dhe ofron përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Për këto arsye, kripa rozë e Himalajave shpesh mendohet të jetë shumë më e shëndetshme se kripa e zakonshme.

Kripa e zakonshme përbëhet kryesisht nga klorur natriumi dhe ndihmon në rregullimin e proceseve të rëndësishme në trup. Efektet potencialisht të dëmshme të përdorimit pa kriter të kripës kanë bërë që shumë njerëz të fillojnë të përdorin kripën e Himalajeve e cila mblidhet me dorë dhe përpunohet minimalisht.

Për çfarë përdoret?

Gatim: Në përgjithësi, mund të gatuani me kripën e Himalajeve ashtu si gatuani me kripë të zakonshme. Vendoseni në salca ose shtojeni në ushqim.

Përdorimet të tjera: Përdoret në disa banja kripe për të përmirësuar kushtet e lëkurës dhe për të qetësuar muskujt e lënduar. Hulumtimi që mbështet këto përfitime është i pakët.

Përmban më shumë minerale

Kripa e zakonshme dhe kripa e Himalajeve përbëhen kryesisht nga klorur natriumi, por kripa rozë ka deri në 84 minerale dhe elementë të tjerë. Këto përfshijnë minerale të zakonshëm si kalium dhe kalcium, si dhe minerale më pak të njohura si stroncium dhe molibden. Sidoqoftë, këto minerale gjenden në sasi shumë të vogla dhe nuk ka gjasa të ofrojnë përfitime shëndetësore.

Përfitimet shëndetësorë që pretendohen

– Përmirësoni sëmundjet e frymëmarrjes

– Balanconi pH e trupit

– Reduktoni shenjat e plakjes

– Rregulloni sheqerin në gjak

– Rrisni kënaqësinë seksuale

E vërteta është se shumica e këtyre pretendimeve nuk kanë ndonjë hulumtim që i mbështet.

Si përfundim

Nëse dëshironi të shmangni elementët e shtuar në kripën e zakonshme të gjellës, kripa rozë e Himalajeve është një alternativë e shkëlqyeshme natyrore. Por mos prisni të shihni përfitimet shëndetësore që mund të lexoni në internet. Kini parasysh që kripa e zakonshme është një burim i rëndësishëm i jodit, kështu që nëse do të përdorni kripën e Himalajeve, do të duhet të merrni jod shtesë që të mos keni mungesë jodi.

postbck postbck

Recent Posts

Cilët janë simptomat e depresionit sezonal

    Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…

1 day ago

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

2 days ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

2 days ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

2 days ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

2 days ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

5 days ago