Një plumb i lëshuar nga Violet Gibson plagos hundën e diktatorit Italian Benito Mussolini në Prill 1926. Ndërsa ai po mbante një fjalim, ajo qëlloi tre të shtëna para se arma të bllokohej. Më pas u sulmua nga mbështetësit e Musolinit, dhe shpëtoi vetëm nga policia që ndërhyri dhe e arrestoi
Më 7 prill 1926 një grua irlandeze doli nga turma në Romë. U drejtua dhe qëlloi një nga diktatorët më famëkeq të shekullit të 20-të. Një plumb i fshiku hundën Mussolini-t, por udhëheqësi italian i mbijetoi atentatit. Ky akt renditet mes veprimeve të guximshme individuale kundër fashizmit. Figura e Violet Gibson e shekullit të 20-të, ka qenë kryesisht e panjohur për historinë. Nga katër persona që u përpoqën të vrisnin Duce-n , ajo i shkoi më afër. Përpjekja e saj për vrasjen e Mussolini-t erdhi në vitin e tretë të sundimit të tij. Ndërsa ai po mbante një fjalim, ajo qëlloi tre të shtëna para se arma të bllokohej. Më pas u sulmua nga mbështetësit e Musolinit, dhe shpëtoi vetëm nga policia që ndërhyri dhe e arrestoi.
Pas disa kohësh në një burg italian, ajo u dëbua në Angli. Kjo mendohet se mund të ketë ndodhur për të kursyer sikletin e një gjyqi publik në Itali. Më pas ajo u mbajt në Spitalin St Andrew, një azil i shëndetit mendor në Northampton, deri në vdekjen e saj në 1956.
Partia Nacional Fashiste e Musolinit erdhi në pushtet në Itali pas Luftës së Parë Botërore. E mbështetur nga grupe të armatosura të njohura si bluzat e zeza impononin frikë tek kundërshtarët. Fashistët morën pushtetin në fillim të viteve 20-të, duke shkatërruar institucionet demokratike dhe Musolini u bë diktatori i Italisë në 1925. Ai mbështeti Gen Francisco Franco-n në luftën civile në Spanjë dhe Adolf Hitlerin në Luftën e Dytë Botërore. Musolini miratoi disa nga politikat e Hitlerit – veçanërisht ligjet anti-hebreje të vitit 1938 që u hiqnin hebrenjve të Italisë të drejtat e tyre civile. Më shumë se 7 mijë e 500 hebrenj italianë vdiqën në Holokaust. Mussolini u ekzekutua pas kapjes së tij nga partizanët italianë në 1945, ndërsa përpiqej të largohej nga avancimi i Aleatëve. /koha.mk
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…
Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…