Komisioni Europian dhe ‘Europa Nostra” njoftojnë fituesit e vitit 2021, të çmimit europian për Trashëgiminë. Mes 24 arritjeve shembullore, nga 18 vende të Europës, një çmim shkon për Fondacionin Gjirokastra, nga Shqipëria.
Juria deklaroi se: “Përpjekjet e fondacionit promovojnë një brez të ri arkitektësh, zejtarësh dhe profesionistësh të tjerë, duke krijuar projekte të rijetëzimit, mbrojtjes dhe rigjallërimit të qytetit të Gjirokastrës”.
Njëri prej ekspertëve kryesorë që loboi për dosjen e Gjirokastrës, tha megjithatë, se çmimi përveçse promocion për Gjirokastrën është edhe sfidë që imponon zgjidhje më të qëndrueshme në të ardhmen.
Duke folur online gjatë eventit, komisionerja Europiane Mariya Gabriel, tha se: “Fituesit e çmimeve Europiane të trashëgimisë janë ambasadorë të bukurisë së trashëgimisë europiane, qoftë kjo traditë apo dije, arkitekturë mbresëlënëse, apo mënyrë sesi trashëgimia mund të bashkojë komunitete dhe breza”. /Konica.al
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…