Një letër e shkruar me dorë nga Albert Einstein që përmbante ekuacionin e tij të famshëm E=mc² u shit në ankand për më shumë se 1,2 milion dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e ankandeve PR me seli në Boston tha se letra është shitur për rreth tri herë më shumë nga sa ishte vlerësuar.
Letra në gjermanishte drejtuar fizikanit polako-amerikan Ludwik Silberstein mban datën 26 tetor 1946.
Ekuacioni E=mc², fillimisht i publikuar në një revistë shkencore në vitin 1905, shpjegon ekuivalencën e masës dhe energjisë në fizikë, dhe është pranuar si koncepti themelor i fizikës moderne.
Albert Einstein, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në historinë botërore, mori Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921 “për meritat në fizikën teorike, dhe veçanërisht për zbulimin e ligjeve të efektit fotoelektrik”. /voal.ch
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…