Thesari “Hija e Korbit” është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në janar të vitit 1982, në vendin e njohur sot me emrin “Hija e Korbit” u gjet një thesar monedhash antike.
Kodra ku është gjetur thesari ngrihet pranë qytetit të Maliqit, mbi bregun e majtë të lumit Devoll. Nisur nga pozicioni strategjik dhe sipërfaqja, “Hija e Korbit” mendohet t’i përkasë rrënojave të një qyteti të lashtë ilir të Desaretisë antike, identifikimi i të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht.
Thesari përbëhet nga 618 monedha argjendi, të prera në një periudhë kohore që shkon nga shek. IV p.e.s., përfaqësuar nga tetradrahmet e Athinës dhe përfundon me tetradrahmet e fundit të shekullit III p.e.s. të prera nga Antioh Hieraks, i mbretërisë seleukide.
Në përbërje të thesarit gjejmë dy vlera monedhash: tetradrahme dhe drahme, të prera nga qytete dhe mbretër si: Athina, Aleksandri i Madh dhe Filipi III, Lysimahut të Thrakisë, Eumenit I, mbreti i Pergamit, mbretërit Seleukidë, dhe mbreti i Maqedonisë, Antigon Gonatës.
Muzeu i Bankës së Shqipërisë ka të ekspozuar në katin numizmatik të tij një pjesë të këtij thesari, të huazuar nga Instituti i Arkeologjisë.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…