Preveza, një nga portet më të rëndësishme të Jonit, mban emër shqip.
Ndonëse shteti grek nuk jep as dromcën më të vogël të përbërjes demografike të qytetit dhe rrethinave të tij, emri i tij flet për shquesën shqiptare për aq sa shkon mbamendja historike,
. Hamendje të shumta janë hedhur për origjinën e emrit të këtij qyteti buzë kaltërsive të Jonit. Propozime të tilla si ndërlidhja me fjalën italiane prevesione ‘furnizim’, apo me rrënjën sllave *prěvozъ nuk i kanë vënë kapakun debatit mes studiuesve.
Një hipotezë tjetër që ka fituar truall në rrethet studiuese është propozimi i arvanitit, Petros Furriqis, i cili emrin Prevezë e qëmtonte te një formë e rikonstruktuar parashqipe *prevεzi(nga rrënja prevë ‘rrugë, kalim). Natyra shqipe e këtij toponimi vërtetohet edhe nga prapashtesa me funksion zvogëlues –za (që në rastin në fjalë i bie prevë + zë, kalimth).
Me ardhjen e ditëve të freskëta, pijet e ngrohta bëhen zgjedhja e preferuar…
Një detaj i vogël në shishet e vajit mund ta bëjë më të…
Mjeku Amir Khan shpjegoi në një paraqitje televizive se një shenjë e mundshme…
Yndyra e lartë në gjak, e njohur si kolesterol dhe trigliceride të rritura,…
Chris Langan, i njohur për inteligjencën e jashtëzakonshme dhe teoritë e tij mbi…
Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…