Komercializmi po heq nga pjesa falas e internetit foto dhe video që për vite me radhë u bënë virale e morën me miliona e miliona klikime.
Pas fotos të famshme të vogëlushes që qëndronte në sfond teksa një shtëpi digjej gjatë një zjarri të kontrolluar në SHBA, nga interneti u zhduk këtë të diel edhe videoja e famshme “Charlie Bit My Finger”.
Klipi prej 55 sekondash u publikua për herë të parë në Youtube në vitin 2007, atëherë kur Steve Jobs prezantonte iPhonen e parë.
Aty tregoheshin dy vëllezër të vegjël, ku më i vogli prej tyre, vetëm disa muajsh i kafshon gishtin vëllait më të madh. Reagimi epik i tij i kapur nga kamerat e prindërve përfundoi viral në internet.
Videoja numëronte rreth 900 milion klikime në Youtube, ndërsa prej kësaj të diele është hequr nga rrjeti social për t’u shitur në ankand, ku fituesi i këtij ankandi do të ketë në dorë të gjitha të drejtat ekskluzive për përdorimin e saj.
Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…
Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…
Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…
Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…
Ι Λ Λ Υ Ρ Ι Κ Ο Ν ILIRIKU, NË KOHËN E PERANDORIT ME…
KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…