6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home KURIOZITETE A është kjo porta e ferrit? Simbolet kundër shtrigave që habitën që...

A është kjo porta e ferrit? Simbolet kundër shtrigave që habitën që shkencëtarët

Nëse ka një portë drejt ferrit, një portë nga nëntoka e përdorur nga demonët dhe shtrigat që bënin kërcënime për njerëzimin, atëherë ajo mund të jetë në një shpellë të vogël në Midlandsin lindor.

Ekspertët e trashëgimisë kanë zbuluar atë që mendohet të jetë përqendrimi më i madh i shenjave apotropaike, ose simbolet për të shmangur të keqen apo fatkeqësinë.

Shenjat, në Creswell Crags, një grykë gëlqerore në kufirin Nottinghamshire / Derbyshire, përfshijnë qindra shkronja, simbole dhe modele të gdhendura, në një kohë kur besimi tek magjia ishte i përhapur.

“The Guardian” raporton se shkalla dhe larmia e shenjave të bëra në muret gëlqerore dhe tavani i një shpelle që ka në qendër një gropë të thellë, të errët, është e pashembullt.

Shenjat mbrojtëse ndaj shtrigave dhe mallkimeve u zbuluan rastësisht dhe kjo shpellë është gjithashtu shtëpia e artit të vetëm të zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Paul Baker, drejtor i Trashëgimisë Creswell, tha se shenjat ishin të dukshme me sy të lirë. “Ne i dinim shenjat por u thamë njerëzve se ishte grafitë viktoriane. Nuk e kishim idenë se çfarë personifikonin në të vërtetë. A mund ta imagjinoni sa budallenj ndihemi”?

Fillimisht u mendua se në total ishin 2-3 shenja. Shpejt u bënë dhjetëra dhe nga hetimet e deri më tanishme kanë zbuluar një mijë. “Ata janë kudo”, tha Baker.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments