<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ura e Brarit mbi lumin e Tiranës në fshatin Brrar

Ura e Brarit mbi lumin e Tiranës ndodhet nën fshatin Brrar. Nga pikëpamja tipologjike përfaqëson urën me qemer rrethor. Kjo urë përfaqëson një urë guri me një qemer rrethor me dy faza ndërtimi. Në fazën e parë, ajo e fillim shek. XVIII, kalldrëmi i urës ka qenë më i pjerrët, pastaj kjo pjerrësi u zbut duke shtuar muret nga të dy anët. Ura e Brarit ka lidhur fshatin Brrar me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë – Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan. Ura e Brarit është monument kulture i kategorisë së I. Urat e gurit me një qemer janë urat më të thjeshta në ndërtim dhe ngriheshin kryesisht nëpër përrenj dhe lumenj të vegjël. Duke qenë të vogla dhe jo me vështirësi teknike nga pikpamja e ndërtimit, urat me një qemer hasen jo vetëm në rrugët e rëndësishme të kohës, por edhe nëpër fshatra dhe zona të izoluara. Ura përbëhet nga një hark i vetëm gjysëm rrethor i dekoruar nga një brez me gurë të skuadruar. Teknika e përdorur në ndërtimin e saj është bazuar në përpunimin pjesor dhe të thjeshtë të gurëve dhe në lidhje me llaç gëlqere. Duke u fokusuar tek teknika e ndërtimit të urës së Brarit, duhet të përmendim një hollësi teknike, që janë themelet e saj. Themelet e urës janë elementi bazë me anën e të cilëve realizohej kontakti i objektit me terrenin, duke pasur një rëndësi të veçantë për qëndrueshmërinë e tij. Kështu, për të përballuar ngarkesat e mëdha horizontale dhe vertikale që jep qemeri i urës, ndërtuesit synonin ta vendosin urën në brigje solide shkëmbore për të evituar çedimin e mbështetjeve që do të lindnin sforcime suplementare në qemer, të cilat japin çarje të tij. Në varësi të lartësisë së grykës së lumit, ura e Brarit klasifikohet si urë me një qemer, me mbështetje të qemerit në brigje shkëmbore, ku themrat ishin mjaft lart nga niveli i shtratit të lumit. /traditat, Instagram

postbck postbck

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

13 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

14 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

15 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

16 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago