Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në shtypin austriak më 28 nëntor 1912 – Nga Prof. Refik Kadija

Me 28 nëntor 2020 një bijë shkodrane, Artes Butka/Llazani, më dërgoi foton e jashtëzakonshme të shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të qeverisë së përkohëshme të Shqipërisë së pavarur të kryesuar nga Ismail Qemali. Ajo foto e dërguar në celular si urim për Festën tonë të Flamurit u bë pikënisja e këtij shkrimi. Fotoja që paraqet Kryeministrin shqiptar Ismail Qemali duke përshëndetur popullin është realizuar nga fotoreporteri profesionist austriak i dërguar nga revista “DAS INTERESSANTE BLATT” për të pasqyruar ngjarjet historike të Nëntorit 1912. Fotoja u botua në numrin 50 të asaj reviste me datën 12 dhjetor 1912, në  vitin e 31-të të botimit të saj [Nr. 50. Wien, 12. Dezember 1912. XXXI. Jahrg]. Duke arsyetuar se mjetet e komunikimit të asaj kohe ishin shumë më të kufizuara, më të thjeshta e më të ngadalshme se sot, fotoreporterit i duheshin disa ditë për ta përcjellur materialin fotografik në Vienë. Rrjedhimisht ky fakt e përforcon arsyetimin se fotoja është realizuar disa ditë para datës së botimit (më 12 dhjetor), pra pikërisht më 28 nëntor 1912. Kështu kjo foto merr një vlerë të jashtëzakonshme sepse është e para që pasqyroi në kohë reale në publik shpalljen e Pavarësisë kombëtare të Shqipërisë.

Në këtë foto shohim Kryeministrin e parë shqiptar të qeverisë së përkohëshme Ismail Qemal Bej Vlorën, në praninë e përfaqësuesve të dy feve kryesore duke përshëndetur nga ballkoni popullin e Vlorës, të mbledhur nga të gjitha trevat (shihen edhe malësorë të veriut me tirqe e plisa), ndërsa mbi kokën e tij valëvitet flamuri i kuq kombëtar me shqiponjën e zezë në mes. Fotografia zë gjithë ballinën (faqen e parë të revistës). Mbi fotografi është vënë titulli me shkronja të mëdha “Proclamation der Unabhängigkeit Albaniens” (Shpallja e pavarësisë së shqiptarëve) dhe nën titull shkruhet: “Bildung einer provisorischen Regierung in der hasenstadt Balona” (= Krijimi i një qeverie të përkohëshme në qytetin bregdetar të Vlorës).

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në shtypin austriak më 28 nëntor 1912

(Nr. 50. Wien, 12. Dezember 1912. XXXI Jahrg.)

Shumë portale shqiptare e kanë publikuar këtë foto me datën 30 nëntor 2020 për të kremtuar 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Por deri tani ende nuk është komentuar burimi i fotos dhe hollësirat e revistës, të cilat mendojmë se kanë rëndësinë e tyre. Ka spekullime e manipulime të kësaj fotografie. Bile diku reklamohet edhe si “kartolina e parë shqiptare kushtuar Aktit të shpalljes së Pavarësisë” duke i ndërruar kahje dhe duke e retushuar fotografinë origjinale të revistës austriake.

“Das Interessante Blatt”është një revistë austriake që dilte një herë në javë nga viti 1882 deri në vitin 1939. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga 1940 deri 1944, dilte një suplement i saj me titull “Wiener Bilder”që u pasua nga gazeta “Wiener Ilustrierte” që kishte 12-24 faqe.

Kjo revistë mbulonte ngjarjet kryesore politike të kohës. Ajo ka pasqyruar me foto e shkrime edhe figura e ngjarje historike të tjera që lidhen me Shqipërinë. Kështu, p.sh. në numrin 48 të saj, të botuar në Vjenë pikërisht me 28 nëntor 1912, në faqen 2 shohim portretin e njohur të Ismail Qermalit me shënimin: “ Konflikti midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë: Udhëheqësi shqiptar Ismail Qemal Beu kërkoi që të mblidhej një Asamble e Përgjithshme në Durrës për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë”. Der Konflikt zwischen Osterreich-Ungarn und Serbien: Der albanische Fűhrer Ismail Qemal Beg, der an der Episze einer Versammlung von Rotabeln in Durazzo die Unabhängigkeit Albaniens proclamierte.’ Kurse në faqen 10 të po këtij numri është botuar portreti i shtetarit të shquar Ferid Pashë Vlorës me shënimin: “Der Konflikt wegen Albanien: Der tűrkische Minister Ferid Pasha, ein geborener Albanese, der in Konstantinopel fűr die Autonomie Albaniens energische eintritt (admission, entrance, shpalljen)” (= Konflikti për shkak të Shqipërisë: Ministri turk Ferid Pasha, me prindër shqiptarë, ka kërkuar me këmbëngulje në Stamboll shpalljen e autonomisë së shqiptarëve”).

(Nr. 48. Wien, 28 November, 1912. XXXI Jahrg. 52 faqe. Ismail Qemalinëfaqen 2)

(Nr. 48. Wien, 28 November, 1912. Ferid Pasha nëfaqen 10)

Si përfundim, mendojmë se revista autriake “Das interessante Blatt” që u botua çdo javë për më shumë se gjysëm shekulli (1882-1939) dhe pasqyroi me foto e shkrime ngjarje të rëndësishme të kohës, të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë, është me interes për studime albanologjike.

postbck postbck

Recent Posts

Përse macet ju presin tek dera kur shkoni në shtëpi? Këto janë arsyet

  Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…

5 hours ago

Pse nuk duhet të karikoni kurrë telefonin në aeroport!

  Ekspertët e sigurisë po paralajmërojnë që udhëtarët të shmangin përdorimin e stacioneve të karikimit…

6 hours ago

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

  Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje…

6 hours ago

Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve

Eqrem Çabej (1908-1980) Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet…

7 hours ago

Nëse keni këtë grup gjaku, studimet thonë se ADN-ja juaj është e veçantë

  Nëse keni grup gjaku O, ju jeni më unik se një njeri mesatar. Sipas…

7 hours ago