Së fundmi në vendin tonë është parë një shpend i rrallë. Qyqja me çafkë (Clamator glandarius) është shpendi më i rrallë që shihet në vendin tonë, që për herë të parë ka ndërtuar dhe fole. Atlasi Evropian i Shpendëve Folezues (EBBA2) thekson se popullata folezuese e këtij lloji në Shqipëri është raportuar në nivelet e 1-9 çiftesh dhe vetëm në zonën ligatinore Shkumbin-Seman dhe atë të Drinos.
Ndër të tjera mësohet se ky është një shpend që e fut edhe Vjosë-Nartën në territoret e folezimit të këtij lloji.
•
“Kërkuesit tanë, për herë të parë e hasën çiftin e qyqes me çafkë në fillim të muajit prill dhe më tej territori është vizituar disa herë deri në fillim të muajit maj duke e hasur çiftin në çdo vizitë kërkimore. Në një rast qyqja me çafkë u vërejt fare pranë folesë së një laraske, që me shumë gjasë është një prej foleve ku ka lëshuar së paku 1 vezë, pasi sikurse dihet, të dy llojet e qyqeve që hasen në vendin tonë janë parazitare të foleve të shpendëve të tjerë (kryesisht të llojeve të familjes së korbave). Kjo gjetje dëshmon edhe njëherë diversitetin e lartë të shpendëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, dhe veçanërisht në habitatet tokësorë gjysmënatyralë që shtrihen kryesisht në pjesën veri-perëndimore”, thekson Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. /traditat, Instagram /InforCulture.info
Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…
Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…
Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…
Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…
Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…
https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s