<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Me molla mund të humbni peshë

Megjithëse ka dieta të njohura që nuk rekomandojnë të hani mollë për shkak të se përmbajnë numër të lartë të karbohidrateve, informacioni se mollët nuk mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë është keqinterpretuar plotësisht. Në fakt, mollët janë me të vërtetë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund t’i hani, dhe duhet të jenë absolutisht pjesë e rregullt e planit tuaj të ushqyerjes së shëndetshme. Mollët ju ngopin mjaftueshëm, kanë pak kalori, janë të pasura me fibra, e përmbushin dëshirën për të përtypur, e pengojnë ngrënien e tepërt, si dhe e parandalojnë rritjen e sheqerit në gjak.

Midis përmbajtjes së lartë të fibrave, karbohidrateve komplekse dhe të gjitha atyre mikroelementëve dhe antioksidantëve, kjo frutë e vogël dhe e zakonshme, me të vërtetë mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj dhe për humbjen e peshës. Plus, mollët janë natyrshëm të ëmbla falë fruktozës së frutave, ndërsa nuk përmbajnë shumë kalori. Prandaj, çfarë ka për të mos dashur tek mollët? Mënyra më e mirë për ta shijuar mollën është duke e shoqëruar atë me ndonjë tjetër përbërës që ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një periudhë edhe më të gjatë kohore. Për shembull, hajeni një mollë të kombinuar me 2 lugë gjalpë kikiriku. Jo vetëm se është një kombinim i shijshëm, ju gjithashtu do të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur.

Zgjedhja e një molle si burim i karbohidrateve në vaktin tuaj të ushqimit, gjithashtu mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për marrjen e fibrave të domosdoshme për trupin, ndërsa ushqimi juaj mbetet me pak kalori. Pra mos harroni që mollët mund t’i shoqëroni me produkte të ndryshme si, arroret, djathi apo gjalpi i kikirikut, mund t’i përdorni në sallatë me mish pule dhe me salcë të përbërë nga vaji i ullirit dhe uthulla apo lëngu i limonit.

postbck postbck

Recent Posts

Mos e bëj kurrë këtë gjë nëse të del gjumi natën

  Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar…

7 hours ago

Pickimet më të dhimbshme në botë, nga milingonat te kandilat vdekjeprurës

Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…

1 day ago

Kultura ilire dhe ndikimi i saj në gjithë Europën

KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…

1 day ago

Hoxha, rektori, fizikani, astronomi dhe hartuesi parë i alfabetit shqip, Hasan Ef. Tahsini, i lindur më 7 prill 1811

Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…

1 day ago

Nga tradita te shkenca/Përse lindja shtrirë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?!

  Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…

2 days ago

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

2 days ago