Categories: Uncategorized

Informacioni tronditës nga Arif Mati: Në Egjipt sot jetojnë pesë milionë veta me origjinë shqiptare

Në një rrëfim personal nga komunikimi me dashamirë shqiptarë, inteektuali dhe atdhetari i shquar Arif Mati, na jep informacione të rralla dhe të jashtëzakonshme për shqiptarët në Egjipt.

Edhe pse në një komunikim të zakonshëm me miq, informacionet e ngjeshura që jep kanë vlerë të veçantë për shqiptarët sot jashtë Egjiptit.“Që kur ka ik mbreti Faruk nga Egjipti në 1952, shumë Shqiptarë emigruan në katër anët e Botës (SHBA, Australi, Kanada, Evropë, etj) sepse rruga e Shqipërisë ishte e mbyllur për shak të komunizmit. Kolonia shqiptare në Egjipt ka qenë shumë e madhe dhe më e rafinuara në botë. Unë dhe familja ime kemi pasur miq shqiptarë me famë: Çajupi, Asdreni, Adhamidhi (rilindasi i parë që ka shkruar shkurtimisht për Pellazgët), Konica, familja e Zogut, etj, etj. Unë ende kam kushërit e mi dhe pasardhësit e tyre nga ana e babait (Tana Canameti nga Rremulli në Mat, halla e ime e martuar me Haziz Dinin nga Dërjani në Mat) që jetojnë në Egjipt. Por, fatkeqësisht pas emigrimit (apo ekzili i dytë për prindërit) tonë në Francë, u shkëputën marrëdhëniet me ta.

Duhet ta dini që ata që mbetën në Egjipt pas revolucionit të Naserit u asimiluan dhe u arabizuan krejtësisht. “Sot në Egjipt mund të themi që janë më tepër se pesë milionë egjiptian me zanafillë shqiptare. Kështu pra, fatkeqësisht (që prej dy mij vitesh) shumica e popullit tonë ka emigruar dhe jetuar më tepër jashtë Atdheut se mbrenda (në Turqi për shembull janë afërsisht dhjetë milionë turq me zanafillë shqiptare!). Unë shpresoj se ky fenomen nuk do të vazhdojë, përndryshe do të asimilohëmi plotësisht (si të tjerët… si Egjipto-shqiptarin që keni takuar!) nga kombet e tjera apo do të zhdukëmi me kalimin e kohës. Shembulli im është si një farë «dinozauri» shumë, shumë i rrallë. Unë shpresoj se ky fenomen i emigrimit nuk do të vazhdojë përndryshe ata Shqiptarë do të asimilohën plotësisht (si të tjerët: martesa me të huajt dhe qëndrim i vazhduëshëm në shtetet e huaja) nga kombet e tjera apo do të zhduken me kalimin e kohës.

Shumë keq! Sa për ata Egjiptian me origjinë shqiptare që keni takuar janë të shumtë si ai (më ka ndodhur e njëjta gjë kur vizitova Egjiptin pas 45 viteve!), ata gjithmonë e kanë quajtur vëten Arnaut apo Turq. Por, elita e Egjiptianëve e din shumë mirë kush ishin dhe kush janë Arnautët shqiptarë”, shkruan Mati në përgjigje të një ithtareje të tij, e cila ka rastisur ta takojë një egjiptia, që për të ishte befasi, se ai kishte origijinë shqiptare.

postbck postbck

Recent Posts

Hurma Arabie me qumësht – Kura që bën mrekulli për shëndetin

  Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…

3 hours ago

Të mirat në shëndet nëse pini lëng mishi për shtatë ditë

  Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…

3 hours ago

Kura e fortë kundër reumatizmës, ,mbipeshës dhe sinozitit – Si ta përdorni çdo ditë

  Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…

4 hours ago

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞

𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…

5 hours ago

Dita Kombëtare e Alfabetit, sot publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…

5 hours ago

Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video)

RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY

5 hours ago