Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Les Etoiles” ka botuar, të martën e 2 prillit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me metodat tradicionale të mjekimit të përdorura në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Një lëkurë kafshe që shëron.
“Shqiptarët përdorin metoda mjaft të veçanta për të trajtuar sëmundjet e mushkërive. Sipas rastit, i sëmuri duhet të veshë një lëkurë dhie ose deleje të sapo therur.
I sëmuri mund të shërohet gjithashtu duke vendosur gota thithëse në të gjithë trupin dhe duke i shkaktuar atij rrjedhje të bollshme gjaku.
Rakia, një pije e fermentuar, përdoret gjithashtu duke e fërkuar mbi lëkurë.
Sa për infektimin e thonjve (gishtave), ekziston diçka shumë e lehtë për t’i kuruar. Mjafton t’i mbështillni me gjethe të lagura preshi.
Këto ilaçe mund të sigurohen fare lehtë, sepse ato rrjedhin nga burimet natyrore të vendit. Madje është e vështirë të gjesh gjithmonë një mjek, sepse Shqipëria ka vetëm 150 të tillë për 1.250.000 banorë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…