<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ballkani-Shqiptarët dhe historia politike

Shqipja është një gjuhë indo-evropiane, por pa të ngjashme. Ajo besohet të jetë gjuha e vetme e mbijetuar pasardhëse nga ilirishtja e lashtë. Shqipja moderne është padyshim shumë e ndryshme nga gjuha e fqinjëve të saj, por me pak dokumente të shkruara para vitit 1555 të periudhës krishtere…

Nga – Dr.Nijazi Halili

Gadishulli i Ballkanit ka qenë i banuar që nga kohët parahistorike. Por grupet e sotme etnike janë pasardhëse nga emigrantët indo-evropianë apo grupeve etnike që arritën në periudha të ndryshme historike. Banorët para indo-evropian kanë lënë pak gjurmë mbrapa, përveç aspektit arkeologjik dhe disa emra vendesh. Njohja e grupeve kombëtare dhe etnike të zonës është thelbësore për historinë e Ballkanit. Ata janë tabela periodike të elementeve.

Kjo do të thotë, njohjen e një duzinë grupesh të mëdha etnike, ku ata kishin jetuar në të kaluarën dhe tani, dhe se si fetë e tyre, gjuhët dhe kulturat dallohen dhe ndërlidhen.

Shqiptarët, apo më saktë paraardhësit e tyre Ilirët, janë “shfaqur” në Ballkanin perëndimor rreth 1200 vite para erës sonë. Rreth 1200 vite para E.S. të dhënat arkeologjike shfaqin një “diskontinuitet”, një pushim të ndjeshëm në kulturën materiale gjatë një periudhe të shkurtër kohore. Objektet e lënë në varre dhe strukturat e varreve kanë ndryshuar . Shkrimtarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë shpjegojnë këtë duke supozuar nga pushtuesit Indo-Europianë: burra, gra dhe fëmijë udhëtojnë nga stepat, duke orientuar forcat e tyre në shtyrjen jashtë të popullsisë ekzistuese. Dijetarët modern argumentojnë për skenarë me pak dramë. Ndryshimet në varrime do të thotë një ndryshim të madh në popullatë.
Kjo gjithashtu nënkupton se një popullsi ekzistuese miratoi disa zakone të reja me ardhjen e një numri të madh të njerëzve të rinj. Tregtia dhe kultura e të ardhurve kanë ndikuar në parahistorinë e Ballkanit. Rreth 1200 vite p.e.s. popujt në Ballkan përqafuan praktikat kulturore të cilat ne i quajmë “Iliriane”. Disa popuj të rinjë me gjasë hynë në zonë dhe disa të popullsisë së vjetër kanë mbetur.

Të dhënat klasike greke të pas periudhës 1200 p.e.s. përshkruajnë ilirët si një popull jo-grek në veri dhe perëndim. Ilirët kanë humbur të dhënat “historike” ose të shkruara të tyre. Kështu, studiuesit përdorin prova gjuhësore dhe arkeologjike për të zbuluar historinë e tyre. Bazuar në prova gjuhësore dhe arkeologjike dijetarët janë të mendimit se ilirët kanë banuar në rajonin që sot përbën Shqipëria dhe ish-Jugosllavia. Pasardhësit e tyre kanë mbetur në malet e sotme në Shqipëri vazhdimisht që nga periudha e viteve 1200 para Krishtit. Shqiptarët e sotëm janë në fakt të lidhur me ilirët.

Në pjesën tjetër të ish-Ilirisë, popujt e tjerë zënë vendin e tyre. Shqipja është një gjuhë indo-evropiane, por pa të ngjashme. Ajo besohet të jetë gjuha e vetme e mbijetuar pasardhëse nga ilirishtja e lashtë. Shqipja moderne është padyshim shumë e ndryshme nga gjuha e fqinjëve të saj, por me pak dokumente të shkruara para vitit 1555 të periudhës krishtere. Dëshmitë gjuhësore mbështeten në fusha si “onomastika”, studimin e emrave të vendeve dhe emrat e objekteve të përditshme. Arkeologjia është burimi i dytë për parahistorinë shqiptare. Studiuesit kanë parë një evolucion të vazhdueshëm të gjësendeve të varrimit, stolisjeve në kostume dhe praktikat kulturore nga materialet e mbetura para viteve 1200 para Krishtit deri në periudhën e mesjetës. Bazuar në këto Arkeologjia është burimi i dytë dhe në mungesën e regjistrimeve të migrimit në zonë nga grupet e tjera, studiuesit besojnë se Ilirët u bënë shqiptarë modern.

Sot, numri i shqiptarëve arrin rreth 6.5 milionë. Tre milion e gjysmë jetojnë në Shqipëri, 2 milion në shtetin e sapokrijuar të Kosovës, rreth 800 mijë jetojnë në shtetin e ri të njohur si “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, dhe pjesa tjetër në Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Greqi dhe në vende të shpërndara.

Feja e shqiptarëve është e përzier. Shumica e shqiptarëve kanë qenë mysliman që nga koha e pushtimit osman. Por ka ortodoksë dhe minoritetet më të vogla si ajo katolike. Kosova është pjesë e identitetit shqiptar.

Kosova ishte një pretendim historik konkurrues në hapësirën e Ballkanit. Kosova është një rajon me rëndësi të madhe kulturore për dëshminë shqiptare dhe për disa serbë nga ngjarjet mesjetare. Kosova sot ka një popullsi shumicë dërmuese shqiptare dhe provat ilire thonë se proto-shqiptarët ishin aty shumë kohë para serbëve. Në rastin e Kosovës, studimet janë të përziera me politikën nacionaliste: kjo është arsyeja pse këtu polemika shoqëron historinë.

postbck postbck

Recent Posts

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

13 minutes ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

22 minutes ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

18 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

2 days ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

3 days ago