<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteri i pazgjidhur i hartës që mendohet se shpjegon “hyrjen” në univers

Në Sri Lanka, në qytetin Anuradhapura, njohur si vend i shenjtë dhe Toka e Mbretërve, mijëra turistë dhe pelegrinë mblidhen për të adhuruar tempujt e shumtë budistë, por edhe për një mit që qarkullon e që i bën të gjithë shumë kureshtarë. Prej kohësh, në këtë vend të mbrojtur nga UNESCO, flitet për një gdhendje, e cila sipas miteve, simbolizon një “portë” antike përmes së cilës njerëzit mund të hyjnë në univers.

Shpesh prej spekulimesh të tilla, kanë qarkulluar dhe teza që lidhen me prezencën e simboleve dhe kodeve të lëna nga jashtëtokësorët.

Me përmasa rreth 1.8 m në diametër, Sakwala Chakraya (“Cikli Universi”) është gdhendur mbi një faqe shkëmbore në mes të rrënojave të tjera arkeologjike.

Grafiku apo harta përbëhet nga shtatë qarqe koncentrike të ndara nga vija paralele vertikale dhe horizontale. Ndarjet gjithashtu përmbajnë rrathë të vegjël, të kryqëzuar. Kur krahasohet me gdhendjet e tjera të ikonografisë tipike Budiste, grafiku vihet re se është pa kontekst fetar, duke e lënë atë pa një shpjegim të qartë.

Akademiku i parë që vuri në dukje rëndësinë arkeologjike të grafikut ishte britaniku H C P Bell, në vitin 1911, sipas të cilit kjo hartë astronomike ilustron nocionet Budiste për universin. Ndërsa teoritë e konspiracionit vunë në dukje se porta e yjeve e Anuradhapura kishte forma dhe simbole gati identike me ato të gjetura në Abu Ghurab në Egjipt dhe La Puerta de Hayu Marka në Peru. Ngjashmëria më e habitshme, sipas tyre, është se të tria ndodhen pranë burimeve ujore, kështu qeniet jashtëtokësore do të mund të përpunonin ar nga uji i tokës.

Së fundmi, shkencëtarët janë të mendimit se kemi të bëjmë, në fakt, me një skicim projekti të madh e kompleks që ndërtoheshin asokohe. Për studiuesit, sfida më e madhe në identifikimin e funksionit të grafikut ka qenë mungesa e provave për datimin e saktë të tij.

Megjithatë, tisi i misterit dhe mitet e shumta për kuptimin që ka harta e gdhendur, vazhdojnë të tërheqin turistë, studiues dhe historianë të shumtë.

postbck postbck

Recent Posts

Sheqeri në gjaak jashtë kontrollit? Ja ushqimet që e stabilizojnë dhe ato që e shkatërrojnë

    Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…

8 hours ago

A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit?

    Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…

8 hours ago

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

    Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…

9 hours ago

Kur duhet të fillojmë vitaminën D në vjeshtë? Çfarë thonë ekspertët

  Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…

9 hours ago

Kjo kurë popullore pastron enët e gjakut për 40 ditë

    Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…

10 hours ago

Për eshtra të forta, hani më shumë nga këto pesë perime

    Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…

10 hours ago