<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyral

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit. Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët.

Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve.

Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

Sipas të dhënave , zverdhja e dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga sëmundjet dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Nëse larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përkujdesi për to nuk e zgjidh këtë problem, atëherë duhet të merrni në konsideratë alternativat e mëposhtme.

Si të zbardhni dhëmbet në vetëm 2 minuta

Soda e bukës është një nga përbërësit më të mirë që mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve.

Limonët gjithashtu kanë aftësi zbardhuese dhe pastruese për dhëmbët.

Pastë Zbardhuese Me Sodë Buke Dhe Limon
Përbërësit

  • Sodë buke,
  • Lëng limoni ose ujë.

Udhëzimet

Përziejeni lëngun e freskët të limonit ose ujin me disa lugë çaji me sodë buke.Përziejini të dyja deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.

Fshijini dhëmbët me një letër kuzhine dhe më pas fërkojini me pastën duke përdorur një furçë dhëmbësh.

Lëreni pastën në dhëmbë për 1 minutë.

Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm për të shmangur ndonjë dëm potencial të aciditetit në enamelin e dhëmbëve.

Nëse përdorni ujë në vend të lëngut të limonit, pastën mund ta mbani për deri në 3 minuta.

Kjo pastë duhet përdorur një ose dy herë në javë.

Përveç aplikimit të pastës zbardhuese, sigurohuni që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë.

Shmangni duhanin, kafenë dhe pijet e gazuara për të mbrojtur dhëmbët nga zverdhja.

Nëse pijet e mësipërme janë të preferuarat tuaja, përdorni një pipë që të kufizoni kontaktin me dhëmbët

postbck postbck

Recent Posts

Mënyra natyrale për zhdukjen e thinjave

    Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…

7 minutes ago

A e dini se për çfarë paralajmëron kjo shenjë trafiku?

    Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…

16 minutes ago

Pse shohim fytyra në objekte? Fenomeni i çuditshëm që truri ynë na bën ta përjetojmë çdo ditë

    A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…

4 hours ago

Keni migrenë? Konsumimi i këtij lëngu mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes

    Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…

4 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…

5 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

5 hours ago