Sistemi Diellor është krijuar në dy etapa. Kjo është hipoteza e fundit e universitetit prestigjioz britanik Oxford, e publikuar edhe në revistën ndërkombëtare Science.
Qëllimi i studimit është të arrihet të shpjegohet diferenca e madhe që ekziston mes planetëve të tillë si Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi dhe grupit tjetër, atyre të gaztë si Jupiteri.
Sipas grupit studimor me koordinator Tim Lichtenberg, pjesa e parë e Sistemit Diellor e krijuar është më e thatë, ndërsa pjesa tjetër që është krijuar në një moment të dytë është më e lagësht, duke patur kështu në origjinë dy procese evolutive të ndryshme.
Pjesa e parë janë më pranë yllit, Diellit në këtë rast, ndërsa ata që ndodhen më larg natyrisht janë më të lagësht.
Në grupin e brendshëm të Sistemit Diellor, planetet kanë zemër shkëmbore, ndërsa në grupin e dytë, pra planetet e jashtëm, janë në formë të gaztë, dhe pas simulimeve në laborator, kjo hipotezë është vërtetuar, që krijimi i tyre ka ndodhur në dy faza të ndryshme.
Vëzhgimet e fundit mbi disqet e pluhurit dhe gazrave që formohen rreth yjeve të porsalindur kanë treguar se në rajonin e diskut ku lindin planetët mund të ketë nivele turbulencash të tilla që ndërveprimet midis kokrrave të pluhurit në disk dhe ujit mund të shkaktojnë dy shpërthime të ndryshme të formimit të tullave të planetëve.
E para ndodh në rajonet më të brendshme të sistemit planetar dhe e dyta ndodh më vonë në një rajon më të largët. Dy episodet e dallueshme të formimit përcaktojnë mënyra të ndryshme gjeofizike të evolucionit: në rajonin e brendshëm dhe më afër yllit, tullat e planetëve pësojnë dehidrim të shpejtë, ndërsa në rajonin e jashtëm ato mbeten më të lagështa.
Për ta vërtetuar këtë, studiuesit zhvilluan një simulim të formimit të Sistemit Diellor, duke treguar se me të vërtetë ndryshimi midis planetëve të brendshëm shkëmbor dhe atyre të gaztë të jashtëm mund të shpjegohet nëse këta planetë kanë lindur në dy faza të ndryshme.
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…
Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…
Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona…