<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Historia e Mbretëreshes Ilire – Teuta

Pas mposhtjes së Kartagjenës, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe. Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria Ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënojë rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mes për mes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta.
Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t’u marrë në konsideratë.
Në vitin 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pas një fitoreje ndaj Etolianëve. Si trashëgimtar i Agronit, Pini, ishte thjeshtë fëmijë kur vdiq mbreti, kështu që mbretëria Ardiane u udhëhoq nga Teuta, e cila vepronte si mbretëreshë deri kur mbreti i ri të ishte në moshën e duhur.
Ndonëse Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste të bashkëshortit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar në një dritë negative nga Polibi. Ndonëse, kjo mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, duke patur parasysh fokusin e tij në historiografinë romake.
Sipas Polibit, Teuta se Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj, pasi komandantët ishin udhëzuar që t’i trajtonin të gjithë si armiq.
Ishin këta sulme piraterie që më pas do e shtynin Romën që t’i shpallte luftë Teutës. Pas disa betejash, duke kuptuar se nuk i bënte dot ballë romakëve, Teuta u dorëzua në vitin 227 para Krishtit. Sipas Polibit, Teuta “ra dakord të paguajë një haraç që ata vendosën, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria përveç disa vendeve, si dhe premtoi të mos lundrojë përtej Lezhës me më shumë se dy anije të paarmatosura”.
Ndonëse Teuta jetoi edhe për dy dekada, ekziston një histori interesante që thotë se Teuta ishte hedhur nga një shkëmb në vend që t’u dorëzohej romakëve në Gjirin e Kotorit, aty ku sot është Mali i Zi. Duke qenë se Risani është i vetmi qytet bregdetar i Malit të Zi pa traditë detare, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mallkimit të mbretëreshës ilire ndaj qytetit, përpara se të kryente vetëvrasje.

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

1 day ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

1 day ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

1 day ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

1 day ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

1 day ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

1 day ago