<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Cili është grupi më i rrallë i gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ. Këtë lloj tipi gjaku e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Njihet si Rhnul dhe u gjet në vitin 1961 tek një aborigjen australian dhe është shkak i një alterimi gjenetik që bën që antigenet që përdoren për të klasifikuar grupet e gjakut të mos shfaqen apo të kapen dhe gjaku ka 61 të tilla.

Individët me këtë karakteristikë kanë ngjashmëri me grupin O negativ. Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.

Laboratori ndërkombëtar i referimit të grupeve të gjakut në lokalitetin britanik të Filtonit ruan të dhënat e këtij grupi të reduktuar gjaku për të garantuar që asnjë nga këta anëtarë, nëse ka nevojë për këtë grup gjaku, të mos mbesë pa të. Kjo iniciativë ka edhe vështirësitë e saj, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vende kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë. Në rastin e një kirurgjie të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë.

Përsa i përket grupeve normale të gjakut A, B, AB dhe Zero me variablet pozitive dhe negative, më të shpeshtë në botë janë A+, 0+ dhe B+, por shpërndarja varion shumë nëpër botë. Gjaku B+ është më i lartë në Arabinë Saudite me 33 %, Indi me 31 %, Japonia 20 % ose Tajvani me 24 %.

0-, dhuruesi universal, ka një prezencë të rëndësishme në Europë me 6 % në Francë dhe Gjermani, me 7 % në Itali dhe me 9 % në Spanjë, ndërsa në Azi është më i rrallë, India me 2% dhe Japonia me 0,15 %.

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

16 hours ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

16 hours ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

19 hours ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

19 hours ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

19 hours ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

20 hours ago