<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mënyrat e sakta natyrale kundër ngrirjes së qafës

Dhimbja e qafës, mpirja dhe bllokimi i muskujve të saj është një nga problemet më të shpeshta që prek secilin prej nesh. Kryesisht ftohja e muskujve të qafës, tensionet nervore apo emocionale, stresi, qendrimi për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë shkaktojnë ngërçe tek qafa, e cila i refkleton ato në dhimbje shpesh herë të padurueshme dhe të zgjatura.

Këto dhimbje jo vetëm që ndikojnë në humorin tonë por na ndjekin me orë të zgjatura duke na vështirësuar veprimet e gjithë ditës. Dhimbjet e qafës shfaqen në forma të ndryshme. Shpesh herë të detyrojnë të mbash kokën përkulur, apo në një anë. Kjo na vështirëson lirshmërinë e veprimeve sa herë që përpiqemi të ndryshojmë pozicion duke na shkaktuar dhimbje të padurueshme dhe akute.

Në këto raste, dhimbja është konstante, qafa qëndron si e ngrirë, muskujt qëndrojnë të tendosur. Të krijohet ndijesia e një peshe të rëndë mbi shpatulla. Sipas të dhënave tre janë shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të qafës:

Kontraktimet muskulore të cilat vijnë zakonisht për shkak të gjendjes emocionale jo të mirë si dhe pozicionit të keq të qëndrimit që kemi në përditshmërinë tonë.

Sëmundja e Hernies Diskale është një tjetër shkak i dhimbjes së qafës. Ajo ndikon direkt në kontraktimin dhe ngrirjen e muskujve, e për rrjedhojë sjell dhimbje dhe mpirje.

Inflamacionet janë gjithashtu shkaktarë të ngrirjes së muskujve të qafës dhe mpirjes së tyre duke sjellë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe dhimbje therrëse.

Si të lehtësojmë dhimbjet e qafës
Ka disa mënyra shumë efikase të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të qafës dhe largimin e tyre. Dy më efikaset janë ato me kompresa me akull apo me ujë të nxehtë. Por si përdoren? Në rast qafa është e prekur nga inflamacioni, pra që i’u dhëmb sapo ndryshoni pozicion përdorni kompresa me akull. Kompresat me akull vendosini me kujdes tek pjesa e qafës që i’u dhemb dhe mbajeni përreth 15 minuta. Nëse ndjeni vetëm ngrirje të muskujve atëherë përgatisni një çantë (borselinë) me ujë të nxehtë. Mbështilleni me një peshqir për ta vendosur në zonën e qafës që i’u shkakton dhimbje. Është e rëndësishme që të masazhoni damarët e qafës herë pas herë pasi të hiqni borselinën me ujë të ngrohtë për të shtendosur muskujt.

Si t’i parandalojmë
Nëse tregohemi të përkujdesshëm në përditshmërinë tonë, dhimbjet e qafës mund të parandalohen. Nëse keni një punë me orë të gjata në zyrë, sigurohuni që gjatësia e karriges të jetë në përputhje me gjatësinë tuaj. Këmbët tuaja duhet të jenë të mbështetura lehtësisht në dysheme. Gjithashtu duhet që qendrimi juaj në karrige duhet të jetë drejtë me kurrizin e mbështetur në karrige. Është shumë e rëndësishme që të paktën në çdo një orë të ngriheni nga karrigia dhe të bëni disa hapa. Në mënyrë që të shmangni mpirjen e trupit.

Kujdes duhet të tregoni edhe në mënyrën se si mbani trupin gjatë kohës që flini. Më e rekomandueshmja është që të qendroni me kurriz poshtë ose anash. Ushtrimet sigurisht që vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme për parandalimin e dhimbjeve të qafës. Përmes ushtrimeve të vogla përditë ju do të siguroni shmangien e ngrirjes së muskujve. Në rast se dhimbjet janë të forta dhe të pandërprera atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

postbck postbck

Recent Posts

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

16 hours ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

16 hours ago

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe pritja e tyre nga administrata osmane

Nga: Agron Islami Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit,…

17 hours ago

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

2 days ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

2 days ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

2 days ago