<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja ku ndodhen ambientet më ekstreme në botë(Foto)

Pavarësisht nga lloji i klimës, peizazhit apo kushteve të tjera klimatike, ka të ngjarë të ketë një vend diku në Tokë, që të plotësojë nevojat tuaja. Por bota ka edhe disa ambiente me kushte ekstreme, ku jeta është thuajse e pamundur për njerëzit.

Vendi më i nxehtë në botë

Në gushtin e vitit të kaluar, Lugina e Vdekjes në Kaliforni shënoi temperaturën 54.4 gradë Celcius. Ajo llogaritet si temperatura e më e lartë e regjistruar ndonjëherë nga organizata Botërore Meteorologjike. Edhe pse supozohet se në Luginën e Vdekjes temperatura arriti gati 57 gradë Celcius në vitin e largët 1913. Lugina ndodhet dhjetëra metra nën nivelin e detit, dhe aty bien shumë pak reshje shiu.

Vendi më i ftohtë në botë

Në vitin 1983 në Stacionin Vostok në Antarktidë, u mat temperatura më e ulët prej -89.2 gradë Celcius. Në vitin 2010, satelitët treguan se vend tjetër shumë afër stacionit të Vostokut të quajtur Dome Fuji, me një temperaturë -93.22 gradë Celcius. Vlerësohet se në temperatura të tilla, njeriu mund të mbijetojë ndoshta për vetëm 3 minuta.

Vendi më i thatë në botë

Bota ka shumë shkretëtira, por vendi më i thatë në botë është shkretëtirën e Atakamës në Kili. Një cep i shkretëtirës i njohur si Arika, mban rekordin me 173 muaj pa asnjë reshje shiu. Në vitin 2015, fenomeni “El Nino” shkaktoi reshjet më të rënda të shiut që kishin rënë ndër vite tek kjo shkretëtirë. 23 mm shi ra në një ditë marsi, e barabartë me sasinë që bie zakonisht në 14 vite.

Vendi më i lagësht në botë

Mausinram në Indi, mban rekordin botëror në këtë aspekt. E rrethuar nga terrene malore që ndihmon erërat musunike, në Mausinram bie rreth 11.886 mm shi çdo vit. Edhe aty jetojnë njerëz që i janë përshtatur kushteve të tilla.

Shkëmbi më i pjerrët në botë

Mali Thor, i quajtur kështu nga vetë Zoti i lashtë norvegjez, është shkëmbi më i pjerrët në botë. Faqja perëndimore e malit zbret 1250 metra poshtë. Në disa vende pjerrësia është105 gradë. Një numër i madh alpinistësh kanë dështuar ta ngjisin atë, derisa një ekip amerikan me 4 persona pati sukses në vitin 1985. Atyre iu deshën plot 33 ditë për ta bërë këtë.LEXO EDHE:  Nuk është anglishtja, kjo është gjuha që do të flitet në gjithë botën në të ardhmen

Vendi më i largët në Tokë

Bëhet fjalë për ishullin Tristan da Cunha, që ndodhet 2800 km larg territorit më të afërt tokësor, Kepi i Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut. Ky arkipelag i vogël është vendbanimi më i largët i banuar në botë. Atje jetojnë 270 njerëz, dhe një herë në vit zbarkon një anije për të çuar postën dhe furnizime të ndryshme ushqimore.
Ishulli ka një sipërfaqe 78 km2 është klasifikuar si një territor britanik. Një okulist dhe një dentist, i vizitojnë banorët 1 herë në vit. Banorët jetojnë kryesisht përmes peshkimit.

Vendi më i thellë

Më shumë njerëz kanë ecur në Hënë sesa kanë vizituar fundin e “Challenger Deep”, pika më e thellë në oqean 10.916 metra nën nivelin e detit. Njerëzit e parë që e arritën atje, zbritën me një nëndetëse të projektuar enkas, që kishte mure çeliku 13 centrimetra të trasha. U deshën 5 orë për të zbritur deri në fund të gropës.

Vendi më toksik në botë

Edhe pse mendja mund t’iu shkojë për Çernobilin në Ukrainë, ku ndodhi edhe incidenti bërthamor, vendi më toksik në botë është Agbogbloshie në Ganë të Afrikës. Rreth 80.000 njerëz jetojnë në getot e varfra, që janë shumë të ndotura nga mbeturinat elektronike, telefona, kompjuterë të vjetër, dhe pjesë të tjera elektronike.
Shumë vendas e sigurojnë jetesën duke mbledhur metale të vlefshme nga materiali i mbeturinave. Çdo ditë ata ndezin zjarre, për të nxjerrin metale nga telat e qarqeve. Kjo gjë çliron nënprodukte toksike si dioksina të bromuara dhe furanet.

postbck postbck

Recent Posts

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

2 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

2 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

2 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

2 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

2 days ago

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

    Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj…

2 days ago