Instastoryt do të vijnë me një ndryshim të ri, pasi Instagrami ka shtuar opsionin “Captions”. Falë këtij opsioni videon në Story mund ta shoqëroni me një përshkrim automatik bazuar në përmbajtjen e saj.
Për të përdorur funksionin, ju së pari duhet të regjistroni një video të re duke përdorur Stories në aplikacionin Instagram, ose të zgjidhni një video nga galeria e telefonit tuaj. Më pas klikoni “Captions”, e cila do ta shndërrojë fjalimin tuaj automatikisht në tekst.
Kjo mundëson që mesazhi të jepet në mënyrë të qartë dhe është konsideruar si një lehtësim për të gjithë personat që kanë vështirësi me dëgjimin. Gjithashtu, ofron një mënyrë që përdoruesit të shikojnë video pa zë, pavarësisht se ku ndodhen.
Opsioni i ri që u prezantua më 4 maj momentalisht është gati vetëm për Story-it, por sipas Instagramit do të jetë i qasshëm shpejt edhe për Reelsat.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…