<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rishkruhet historia: “Mit’hat Frashëri takoi Zervën. Çlirimi, më 29!”

 Akademia e Shkencave ka ngritur grupin e punës, për rishkrimin e historisë së shqiptarëve.

Rishikimi i ngjarjeve historike nuk i përjashton trevat jashtë kufijve, sikundër do të rishqyrtohen debatet e mëdha për të sjellë një tekst sintetik, me qëllim përkthimin në gjuhën angleze.

Nga antikiteti në ditët tona, do të rihapen debatet për Esat Pashën, luftën a trajtimin e komunizmit.

Historiani Beqir Meta, thotë për mediet, se, “duhet parë gjithë kostelacioni i dokumenteve, për të parë se çfarë roli luajti Esat Pashë Toptani në luftën e Shkodrës. Përpara, ka qenë trajtuar në këndvështrim negativ” – shprehet ai.  Pyetur mbi qasjen ndaj komunizmin dhe kampit të Tepelenës, Meta, sqaron: “Kampi i Tepelenës ka qenë një kamp pune i detyrueshëm, ku kanë vuajtur shumë njerëz e familje, por ku edhe kanë vdekur fëmijë. Kjo periudhë, ka një memorie të gjallë historike”.

Nga Meta te Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Mareglen Verli, Apollon Baçe e Luan Përzhita, me projektin do të merren emrat e konsoliduar në shkencë, ndërsa më të rinjtë janë pak, duke lënë jashtë autorët e diasporës.

Ndarja me ballistë e partizanë, duket se do vazhdojë përmes dokumenteve të reja.

Profesor Paskal Milo, flet për risi; “Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mit’hat Frashërin, i cili, 1-3 maj 1944 ka takuar Napolon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame dhe kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të, për të bashkëpunuar në kohën e luftës” – saktëson Milo, duke cituar mandej edhe letrën e një ushtari, që shkruan nga Shkodra, më 29 nëntor, çka rikthen debatin e çlirimit.

Projekti madhor, do të zgjasë deri më 2023.

Historia bashkë me Fjalorin e Madh dhe Enciklopedinë kushtojnë 100 milionë lekë të reja ose një miliardë dollarë – duke bërë që secili prej botimeve, të kapë shifrën rreth 300 milionë lekë të vjetra.

postbck postbck

Recent Posts

Video shumë e rrallë: Lahutari shqiptar viti 1934

🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…

4 hours ago

Ariu dhe gjumi dimëror: Mit apo e vërtetë shkencore?

Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…

4 hours ago

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

  Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…

6 hours ago

Si të shpëtoni nga xhamat e mjegulluar në veturë: Shtypni vetëm një buton, mos e bëni këtë gabim

    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…

6 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

3 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

3 days ago