Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave. Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenerohen për 4 muaj.
Studiuesit duke përdorur fuqinë rigjeneruese të trupit, kanë zbuluar trajtime për një sërë sëmundjesh, si kanceri i gjakut dhe dëmtimet e kyçeve. Procesi i inflamacionit që zhvillohet në trupin tonë nga një dëmtim ose sëmundje, shkatërron qelizat duke i bërë ato të paafta të përfundojnë procesin e rigjenerimit. Në këtë artikull, do t’ju njohim me disa nga ushqimet të cilat luftojnë inflamacionin dhe nxisin ripërtëritjen e këtyre qelizave.
Ushqimet Që Luftojnë Inflamacionin
Frutat e pyllit duke qenë të pasura me antioksidantë dhe vitamina, janë në gjendje të zvogëlojnë inflamacionin dhe të mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e dhimbjeve të kyçeve dhe mbështesin funksionin e mëlçisë.
Salmoni dhe prodhimet e detit janë thelbësore për trupin tuaj pasi përmbajnë acide të shëndetshme yndyrore, të cilat luftojnë inflamacionin. Ato gjithashtu mbështesin funksionin e trurit dhe zemrës, kështu që përfitimet do të jenë të shumta.
Brokoli është i pasur me substanca anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe procesin e përgjithshëm rigjenerues në trup. Në të njëjtën kohë, brokoli është një agjent i shkëlqyer detoksifikues.
Xhenxhefili frenon veprimin e elementeve dhjamore që nxisin inflamacionin, duke mbështetur procesin e rinovimit në mënyrë të natyrshme. Arrat dhe farat janë të pasura me acide yndyrore dhe proteina. Ato mbështesin rigjenerimin e qelizave dhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në të njëjtën kohë. Arrat, bajamet, farat chia dhe farat e lirit janë të gjitha të shkëlqyera kundër inflamacionit dhe ju mund t’i përfshini ato lehtësisht në regjimin tuaj ushqimor.
Kërpudhat janë të pasura me polifone, të cilët mbrojnë qelizat e mëlçisë nga dëmtimi dhe luftojnë inflamacionin.
🔴LAHUTARI SHQIPTAR 🇦🇱NGA VITI 1934!🔴 🔴Xhemajl Zogaj (më shpesh i njohur si Xhemail Zogić ose…
Ariu dhe gjumi i madh i dimrit: Mit apo e vërtetë? Çfarë ndodh në të…
Ndryshime relativisht të vogla në stilin e jetesës mund të ndihmojnë në mbajtjen nën…
Me ardhjen e ditëve më të ftohta, xhamat e mjegulluar bëhen problem i…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…