<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nuk do ta besoni! Zbuloni si e rigjeneron trupin dhe qelizat nëse agjëroni për 3 ditë

Kufizimi i ushqimit edhe për tre ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut. Këtë e thotë një studim i Universitetit të Kalifornisë së Jugut sipas të cilëve, kjo përbën mënyrën më natyrale për t’i dhënë krahë imunitetit. Ekspertët kanë kritikuar prej kohësh regjimet drastike që promovojnë kufizimin e ushqimit, duke e përshkruar atë si jo të shëndetshëm.

Por ky studim i ri thotë se nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat staminale nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut. Këto rruaza janë luftëtaret më të mira të infeksioneve. Ekspertët amerikanë besojnë se ky zbulim, është i rëndësishëm sidomos për pacientët që vuajnë nga tumoret apo i nënshtrohen kimioterapisë. Këta të fundit kanë një imunitet seriozisht të dëmtuar.

Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet. Sipas informacioneve, kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në shina. Ka kufizime drastike ku pihen vetëm lëngje të lehta për tre ditë por edhe kufizime më të lehta siç është përgjysmimi i ushqimit për këto tre ditë. Zgjedhja bëhet në varësi të gjendjes shëndetësore dhe këshillave të mjekut. Kufizimi i ushqimit ndez motorrët e rigjenerimit dhe çel rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.

Gjatë këtyre 72 orëve, trupi sipas ekspertëve, eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetëruara dhe jo efikase të sistemit imunitar. Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër. Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrnave dhe përbën një fillim të ri për organizmin. Studimi në fjalë është bazuar në eksperimente të shumta, megjithatë ai duhet shoqëruar me studime të mëtejshme klinike. Kufizimi i ushqimit nuk duhet bërë me hamendje apo pa rekomandimin e një mjeku specialist.

Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar dhe kapërcyer nga të gjithë ata që janë në dietë. Një mënyrë e mirë është që të kosumoni arra në momentet kur ju merr uria. Por mos e teproni, nuk duhet të konsumoni më shumë se 6 arra në ditë. Shkencëtarët do të kryejnë një studim me pjesëmarrje më të gjërë, duke u motivuar nga gjetja se njerëzit që vuajnë nga rreziku i sëmundjeve që kanë lidhje ose shkaktohen nga obeziteti, përfitonin më shumë nga kjo lloj diete specifike.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

19 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

21 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago