<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u shpik vaksina e parë dhe shpëtuan miliona jetë!

Kohë më parë, lia konsiderohej një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupore, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje në lëkurë

Me rritjen e tregtisë globale, lia përhapej edhe më thjeshtë, duke infektuar rreth një të tretën e të rriturve dhe 8-10 foshnje. Në fillim të shekullit të 18-të, sëmundja llogaritet të ketë vrarë rreth 400,000 njerëz çdo vit, vetëm në Evropë, ndërsa në vitin 1721, në Boston thuajse 8 për qind të popullsisë.

Trajtimet që aplikoheshin për këtë sëmundje, ishin të ndryshme, disa të padobishme dhe të çuditshme, si: vendosja e njerëzve në dhoma të nxehta ose të ftohta, ndalimi i konsumit të disa ushqimeve, mbështjellja e pacientëve me leckë të kuqe, apo ai i konsumit të 12 shisheve birrë.

Megjithatë, ekzistonte një kurë e mirëfilltë. I njohur si inokulim, apo injektimi i një mikrobi patogjen në trupin e një individi të shëndetshëm.

Në këtë rast, kjo nënkuptonte marrjen e qelbit nga një i sëmurë me li, duke ia kaluar personave të shëndetshëm, kjo përmes gërvishtjes së lëkurës. Fillimisht, u praktikua në Afrikë dhe Azi, më pas edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shekullin e 18-të.

Në vitet 1700, në Anglinë rurale gjatë epidemisë së lisë së bagëtive, fermeri Benjamin Jesty vendosi të merrte qelb nga lopa e sëmurë, për ta provuar lëkurë, për gruan dhe djemtë. Asnjëri prej tyre, nuk u sëmur më nga lia. Bazuar në këtë eksperiment, Edward Jenner, i njohur për shpikjen dhe popullarizimin e vaksinimit, bëri vëzhgime dhe arriti në përfundime të ngjashme.

Në vitin 1776, Jenner provoi qelb nga lopa e prekur prej lisë te një djalë 8-vjeçar, i cili, pas disa ditësh, jo vetëm u shërua, por edhe fitoi imunitet duke mos u infektuar edhe pas kontaktit me të sëmurët me li.

Jenner e dinte se, për t’u zhdukur sëmundja duhej të vaksinoheshin sa më shumë njerëz, ndaj ftoi mjekët që të bënin të njëjtën gjë si ai.

Mbreti Carlos IV i Spanjës, që kishte humbur disa anëtarë të familjes nga lia, urdhëroi një ekspeditë globale, për ta shpërndarë vaksinën në skajet më të largëta të Perandorisë Spanjolle. Ekspedita mandej, udhëtoi gati në të gjithë botën dhe brenda 20 viteve nga koha kur u zbulua, vaksina po shpëtonte miliona njerëz.

Me vendosmërinë dhe zbulimin, Edward Jenner ndryshoi botën: shpëtoi dhe vazhdon të shpëtojë, miliona jetë. Pa dyshim, puna e tij dhe ekspedita e suksesshme frymëzon shkencëtarët sot, për t’i bërë ballë një pandemie globale, si ajo e koronavirusit

postbck postbck

Recent Posts

Diokleciani, Maksimiani, Galeriusi dhe Konstanci I, këta ishin katërshja e perandorëve ilir, që sunduan Romën njëkohësisht

DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I, KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN…

1 hour ago

16 vite kërkime, dy arkeologë gjejnë thesarin legjendar

Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…

2 hours ago

Mbi trimninë e Gjelosh Markut t’Shalës

Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…

4 hours ago

RRETH BALLIT KOMBËTAR – Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…

4 hours ago

Si të pini ujë në Ramazan? Çfarë thotë mjeku?!

  Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…

7 hours ago

Historia e majmunit që përloti botën, ja përse nëna e vogëlushit Punch e braktisi atë…

  Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…

8 hours ago