Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të proceseve në trupin tonë, duke ndikuar në qarkullimin e gjakut, rregullimin e temperaturës dhe detoksifikimin e trupit
Përfaqëson gati 70% të trupit të një të rrituri dhe është prezent në muskujt tanë, organe e gjak. Mungesa e ujit mund të shkaktojë marrje mendsh, presion të ulët të gjakut, dhimbje koke, lodhje e shumë probleme të tjera.
Dehidratimi provokon dhe agravon disa sëmundje dhe për shkak të pamjaftueshmërisë së ujit në sasi ditore, disa sëmundje kronike mund të zhvillohen dhe përkeqësohen si për shembull:
1. Astma dhe alergjitë: Nëse jeni të dehidratuar trupi juaj, do të kufizojë rrugët e frymëmarrjes për të ruajtur përmbajtjen e ujit , shkruan “Living”.
2. Probleme me veziken dhe veshkat: Akumulimi i toksinave dhe mbetjeve acide krijon një ambient të favorshëm për rritjen e baktereve, duke i bërë veziket dhe veshkat më të predispozuara ndaj infeksioneve, formimin e gurëve, inflamacionit dhe dhimbjes.
3. Kapsllëk: Zorra e trashë është një nga zonat kryeore prej nga trupi tërheq ujë kur ka mungesë të furnizimit me lëngje në organet e tjera jetësore. Pa përmbajtjen adekuate të ujit, mbeturinat lëvizin shumë ngadalë në zorrën e trashë, gjë që mund të shkaktojë probleme serioze me kapsllëkun.
4. Probleme me tretjen: Mungesa e ujit dhe mineraleve alkaline, të tilla si kalciumi dhe magnezi, mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri të çrregullimeve të tretjes duke përfshirë ulcerën, gastritin dhe refluksin acid.
5. Hipertension: Kur jemi të dehidratuar, gjaku bëhet më i trrashë, duke penguar qakullimin dhe duke favorizuar tensionin e lartë të gjakut.
6. Dhimbje dhe ngurtësim kyçesh: Kur trupi është i dehidratuar, kërci dobësohet dhe riparimi i artikulacioneve është i ngadaltë, duke shkaktuar dhimbje dhe mungesë rehatie.
7. Sëmundje të lëkurës: Dehidratimi e bën të vështirë eliminimin e toksinave përmes lëkurës duke e bërë trupin më vulnerabël ndaj problemeve të lëkurës si psoriasi, dermatiti dhe rrudhat.
8. Shtim në peshë: Kur jemi të dehidratuar, qelizat ezaurohen. Si pasojë, ndihemi të lodhur dhe të uritur, gjë që na bën të hamë më tepër. Trupi ka domosdoshmërisht nevojë për ujë që të rikarikohet.
Për një shëndet të mirë, këshillohet të pihen të paktën 2 litra ujë në ditë. Grave shtatzëna u këshillohet të pinë më tepër, deri 3 litra në ditë./
Një vaksinë kundër hantavirusit mund të zhvillohet në të ardhmen, por procesi i plotë…
Eklipsi total diellor që do të ndodhë më 2 gusht 2027, do të jetë…
Bankat në Kosovë e kanë ngritur në 5 euro tarifën për pagesat që qytetarët…
Sistemi nervor autonom kontrollon funksione jetike për të cilat zakonisht nuk mendojmë, si…
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 15 qershori do të fillojë fazën e…
Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë për shëndetin e zemrës ose të tretjes, është koha t’i…