<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ankthi, ‘sëmundja e fshehtë’ e Covid-it: Si ta luftoni pa qetësues gjumi

Pse sapo vendosim kokën në jastëk, mendimet marrin vrull? Truri ynë ka tendencën për të menduar skenarin më të keq dhe për të bërë refleksione negative natën. Periudha e pandemisë, sidomos ajo gjatë dhe pas infektimit me Covid-19, është një kohë “perfekte” ankthin, specifikojnë psikologët.

Gjithë shqetësimi i kësaj kohe e bën të vështirë të na zërë gjumi. “Ankthi është një emocion që na zgjon”,- thotë Steve Orma, psikolog klinik dhe autor i librit “Stop Worrying and Go to Sleep: How to Put Insomnia to Bed for Good”, për The Huffington Post. “Në trup ndodhin ndryshime që të bëjnë aktiv, pikërisht të kundërtat e atyre që duhet të ndodhin kur ti përpiqesh të flesh”. Lajmi i mirë është që meqë ankthi ngacmohet nga mënyra e të menduarit, ne jemi të aftë të mendojmë dhe në atë mënyrë që na ndihmon të flemë”,- thotë Orma. Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të frenoni ankthin, në mënyrë që të bini në botën e ëndrrave sa më shpejt, pa nevojën e pilulave të gjumit.

Identifiko arsyen e shqetësimit

“Të zbulosh burimin e shqetësimit, është hapi i parë i rëndësishëm për ta ndaluar atë”, thotë Orma. Nëse vuan nga pagjumësia, ti je i shqetësuar për gjumin, nëse vuan nga një ankth i përgjithshëm, e ke të pamundur të qetësohesh sepse mendimet i ke të angazhuara me faktorë stresues. “Duhet të përcaktosh çfarë të mban zgjuar dhe të merresh me të, para se të shkosh të flesh”, spjegon ai. “Njerëzit mendojnë për të gjitha shqetësimet kur janë në krevat dhe nuk është ajo koha kur duhet ta bëjnë këtë.”

Ngrihu nga shtrati

“Shumë njerëz qëndrojnë në shtrat dhe shpresojnë që do lodhen dhe do i zërë gjumi, por zakonisht nuk ndodh”, thotë ai. Si pasojë, njerëzit fillojnë të shoqërojnë të qenit në shtrat me të qenit zgjuar. Nëse nuk të zë gjumi brenda 20 – 30 minutash, ngrihu dhe shko në një dhomë tjetër.

Kupto çfarë ke në mendje

Kërkimet sugjerojnë që po të vendosësh të gjitha shqetësimet në një objekt të prekshëm dhe ta hedhësh atë tutje, të ndihmon të pastrosh mendjen nga mendimet negative. “Merr një copë letër dhe shkruaj të gjitha gjërat për të cilat je i apo e shqetësuar, qoftë gjumi, puna, marrëdhëniet, fëmijët”, thotë Orma. “Ti nuk i zgjidh dot në atë kohë. Mendja e përqendruar tek ato vetëm sa do të lërë pa gjumë”. Nëse nuk mundesh ta hedhësh larg, lëre afër krevatit që t’i kthehesh të nesërmen.

Ndrysho orën kur shkon të flesh

“Nëse ke gjithmonë probleme me gjumin, ndoshta duhet të rregullosh orarin kur shkon për të fjetur”, thotë Orma. Kjo do të thotë që të shkosh në shtrat më vonë. “Këtë gabim bëjnë shumë njerëz, ata shkojnë të flenë sepse ka ardhur ora, kanë apo nuk kanë gjumë”, thotë ai. “Njerëzit e kanë mendjen aktive kur shtrihen, jo sepse nuk i lë ankthi të flenë, por sepse nuk janë të lodhur dhe mendja thjesht fillon punën.”

Nëse gjithçka tjetër dështon, vër në punë mendjen

Nëse thjesht e ke të pamundur të flesh, lexo një libër. (“Librat janë shumë të mirë në këtë rast”, thotë Orma), pi pak kamomil, dëgjo muzikë ose praktiko pak meditim. Çfarëdo që të bësh, e rëndësishme është të mos shkosh drejt telefonit ose laptopit. Pajisjet elektronike do të të lënë zgjuar. Kur gjendesh përballë pagjumësisë, Orma thotë që të përqendrohesh në faktin që një mendje plot ankth nuk  është një problem i përhershëm. “Janë të dyja shumë të zakoshme, thotë ai. Shumë njerëz mendojnë që ka diçka që s’shkon te ata kur kanë këtë përvojë, por duhet të dimë që është normale dhe pse nuk është një përvojë e këndshme. Megjithatë, ngelet thjesht një problem në mënyrën e të menduarit dhe të zakoneve të shtratit. Është me të vërtetë diçka që mund të zgjidhet.”

postbck postbck

Recent Posts

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

36 minutes ago

Kur fillojnë të zvarriten foshnjat?

    Fëmija juaj mund të fillojë të mësojë të zvarritet kur është mes 6…

46 minutes ago

Cili është më i shëndetshëm: Shalqiri apo pjepri? Ja çfarë përfitimesh sjell secili

Të gjitha llojet e pjeprit janë të pasura me ujë, kanë pak kalori dhe ofrojnë vitamina,…

51 minutes ago

Rasti i parë me ethet e Nilit/ Sëmundja konfirmohet në Korçë, ekspertët: Përhapet nga pickimi i mushkonjave

    Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar…

24 hours ago

Truri plaket gradualisht: ja çfarë ndodh që në moshën 24-vjeçare

Kur mendojmë për plakjen e trurit, zakonisht imagjinojmë moshën e thyer: kujtesë që dobësohet, reflekse…

1 day ago

Mbyllur prej 83 vitesh, Muzeu në Londër rihap dhomën sekrete

    Muzeu i Historisë Natyrore në Londër do të rihapë më 16 shtator një…

1 day ago