<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Akaki Khorava, gjorgjiani më i dashur për shqiptarët (por dhe i harruar)

Nga Elis Kullo

Nëse ka një grup personash, të cilët shoqëria shqiptare i ka lënë në harresë, njëri ndër ta është pa dyshim Akaki Khorava, aktori gjeorgjian që ka interpretuar rolin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në filmin kushtuar atij, me të njëjtin titull, pra “Skënderbeu” (realizuar më 1953, dhe edhe sot pas pothuajse 70 vjetësh mbetet i vetmi prodhim kinematografik, temë interesante kjo se pse regjisorët shqiptarë nuk kanë tentuar ta portretizojnë më mirë apo në një këndvështrim ndryshe).

Pavarësisht mendimeve të ndryshme që gjithkush mund të ketë, ekziston ideja e përgjithshme se filmi ka dalë i realizuar shumë mirë, po të marrësh parasysh së paku dy fakte:

1.Filmi ka arritur të marrë 2 çmime dhe një kandidim tjetër në festivalin e Kanës.

2.Vështirësitë e kohës dhe mungesën e përvojës, pasi për pjesën shqiptare të stafit, kjo ishte e para herë që kontribuonte në realizimin e një filmi.

Për të riardhur tek aktori Akaki Khorava, kurioz është fakti, se edhe pse të gjithëve na është ngulur në kokë ideja e burrit me flokë dhe mjekër të dendur, ai në jetën e tij të përditshme ka qenë komplet ndryshe, pa flokë dhe mjekër.

Për karrierën e tij para dhe pas filmit, por edhe për periudhën e xhirimit të filmit, nga shtypi dhe studiuesit e artit shqiptar është shkruar pak.

Kohët e fundit në Shqipëri është marrë vendimi që dy shkolla të reja të marrin emrat e një gazetari dhe një ish kryeministri të ndjerë.

Pa hyrë fare në polemikë, mendoj se as njëri, as tjetri, me gjithë keqardhjen për ndarjen nga jeta para kohe, nuk ka kontribut të mjaftueshëm për t’u vendosur emrat përkatës dy shkollave.

Ndoshta edhe një shkollë me emrin Akaki Khorava mund të tingëllojë një ide e tepruar, por ama një kinema, një teatër sot mund të mbante emrin e tij. Ah harrova, ne këto institucione i kemi zhdukur njëri pas tjetrit.

Sidoqoftë, Akaki Khorava u lind si sot 126 vite më parë, më 1895, në Gjeorgji, dhe vdiq në kryeqytetin e vendlindjes së tij, në Tbilis, më 23 qershor 1972.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

8 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

11 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

12 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

13 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago