Shpenzimet totale globale për vaksinat kundër Covid-19, deri në vitin 2025 parashikohet të arrijnë 157 miliardë dollarë, sipas një raporti nga kompania e të dhënave shëndetësore amerikane IQVIA Holdings Inc.
Shpenzimet e vaksinave pritet të jenë më të larta këtë vit me 54 miliardë dollarë, me fushata të mëdha vaksinimi që po zhvillohen në të gjithë botën, transmeton Indeksonline.
Duke përjashtuar koston e vaksinave Covid-19, shpenzimet e përgjithshme të ilaçeve parashikohet të jenë 68 miliardë dollarë më të ulëta për gjashtë vitet nga 2020 në 2025, sipas raportit.
Pandemia shkaktoi ndërprerje të mëdha në vizitat e mjekëve dhe përdorimin e ilaçeve, tha raporti.
“Ndërsa vaksinat Covid-19 do të kushtojnë 157 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, ky është një çmim shumë i vogël për t’u paguar në krahasim me koston njerëzore të pandemisë”, tha Aitken./Indeksonline/Mun
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…