<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

1903: Kur Halimi vrau konsullin rus

Më 8 gusht 1903, Halimi, një ushtar shqiptar, me shërbim në Manastir e vrau kon­sullin rus, Aleksandar Ar­ka­dieviq Rostkovskin. Po atë vit, në muajin mars, një ushtar tjetër shqip­tar nga Gjilani, në Mitrovicë e kishte vrarë një konsull tjetër rus i cili quhej Grigorije Stepa­noviq Shqer­­bin. Vrasja e konsullit rus në Ma­nastir e trazoi Stambollin por më shumë Moskën. U shtua besimi në konspi­racione se shqiptarët ki­shin bërë plane për t’i likuiduar të gjithë konsujt rusë që shërbenin në tokat e tyre.

Historiani Duncan M. Perry, për­afër­sisht vrasjen e konsullit rus e përshkruan me sa vijon. Në mën­gjesin e 8 gushtit 1903, karroca zyr­tare e konsullatës ruse po i afro­hej një kazermeje otomane të artilerisë në periferi të Manastirit. Para Por­tës së kazermës, ulur këmbë­kryq dhe me pushkë në prehër po rrinte Halimi, i cili nuk i kishte kushtuar asnjë vëmendje karrocës. Ky fakt e kishte shtyrë Rost­kov­skin, konsullin rus, që të dilte nga karroca e ta qor­tonte ushta­rin mospërfillës i cili nuk po e përshëndeste. Halimi, kur e vërejti se konsulli po shkonte në drejtim të tij duke bërtitur, pa një pa dy, u ngrit në këmbë, e «rapor­tirati» push­­kën, e mori në shenjë konsu­llin dhe ngadalë ia tërhoqi këmbë­zën. Pushka e lëshoi një kris­më me johonë të madhe dhe kon­sulli rus ra përtokë i vekur.

Në atë moment, nga karroca doli Misirkovi, ndihmësi i konsullit, duke bërtitur me qëllim që të bënte me dije se njeriu të cilin e kishte gjuajtur ushtari, ishte konsulli rus në Manastir. Ushtar Halimi, me sa duket nuk kuptonte ose nuk dëshi­ronte të kuptonte dhe e gjuajti edhe Misirkovin të cilin dështoi ta godis­te. Brenda pak sekondave pasuan krisma tjera dhe Misirkovi, së bash­ku me karro­cierin, ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë pas konsullin e shtrirë përtokë dhe pashpirtë.

Kjo dëshmi historike është shumë e ngjashme me tregimin që vet Misir­kovi ia kishte rrëfyer pas disa viteve kryeredaktorit të gazetës Drita, Sha­hin Kolonjës, në Sofje. Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar edhe Edith Dur­ham e cila në atë kohë ka qenë në Manastir dhe ka bërë me dije se kon­sulli rus, Rostkovski, e kishte një shprehi të keqe dhe sillej si një lloj kau­boji. Ai me vete gjithmonë e mbante një kamxhik, të cilin, nga karro­ca e përdorte ndaj kalim­tarë­ve. Një ditë konsulli i kishte rënë kamxhik një ushtari shqiptar, i cili nuk ishte në detyrë dhe ishte i pa­arma­tosur. Duket se ushtari (Hali­mi) e kishte mbajtur në mend këtë ndodhi të pa­kënd­shme dhe e priste rastin e hakmarrjes. Dhe, kështu rasti erdhi dhe ai e qëlloi konsullin rus për vdekje. Sipas Durhamit, kon­sulli rus, një pan­sllav i flaktë, e kishte gjetur belanë ashtu siç e kishte kërkuar për një kohë të gjatë.

Rusia e shfrytëzoi rastin që t’i aku­zonte shqiptarët për egërsira dhe para Evropës t’i paraqiste si anti-krishterë. Moska e mobilizoi një pjesë të flotës së saj në Detin e Zi dhe kërkoi nga Porta reparacione të mëdha dhe kër­kim falje të cilat sull­tani i plotësoi. Fuqitë e Mëdha u frikë­suan se vrasja e konsullit do të shkaktonte konflikt mes Portës dhe Moskës por e tërë kjo punë për­fun­doi me kaq.

Megjithatë, sllavët e Maqedonisë e morën këtë rast si sulm ndaj tyre kurse vdekjen e konsullit e konside­ruan si flijim i një heroi të madh rus për kauzën pan-sllave që po shtrihej në Ballkan. Qeveria ruse e va­rrosi Rostkovskin në Selanik duke i organizuar ceremoni të rrallë religjioze me qëllim që të senzibi­lizohej opinioni sllav.

Kur Maqedonia ra nën sundim të Jugosllavisë, Rostkovskit ia ndër­tuan një përmendore aty ku kishte dhënë shpirt. Përmendorja u demo­lua nga regjimi komunist i Titos në vitin 1950 për shkak të Inform­byrosë. Por, në vitin 2003, në për­vjetorin e 100 të vdekjes së kon­su­llit, maqedonët e kanë rindërtuar këtë përmendore për ta kujtuar mikun dhe heroin e tyre rus.

P.S. Në fotografinë e parë është Rost­kovski, kurse në të dytën varrimi i tij në Selanik.

Për fat të keq nuk ka fotografi të Ha­limit, por ju mund ta imagjinoni atë se si është dukur: kallushan mu­s­teqezi me trup atleti dhe plisin mbi njerin sy. Natyrisht, me shikim të superiorit por pak si nervoz dhe mrrolshëm. Si çdo shqiptar i ktuniherit.

postbck postbck

Recent Posts

Pse, në fund të fundit, Aleksandri nuk ishte aq i Madh

Historianët kanë qenë tepër të butë në vlerësimin e sundimtarit të famshëm ushtarak, i cili…

11 hours ago

Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Albert Vataj Ato silueta, të ngrira në dritëhijen e një shekulli të largët, nuk janë…

11 hours ago

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet: Ja cila sasi nuk e dëmton kontrollin e sheqerit

    Përveç terapisë së përshtatshme dhe aktivitetit fizik, rolin më të madh në kontrollin…

13 hours ago

Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Kastraveci ka indeks të ulët glikemik, ndihmon ndjenjën e ngopjes dhe mund të…

13 hours ago

E paskemi ditur GABIM, ja mënyra më e mirë tradicionale për zgjedhjen e shalqirit

    Shalqiri është fruti i preferuar për shumicën e njerëzve gjatë stinës së verës.…

13 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

  Moti aktual në Britani po krijon kushte ideale për një rritje të madhe të…

14 hours ago